Lajme

Selenicë, qëllohet për vdekje kreu i njësisë Kotë

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në Selenicë mesditën e kësaj të premteje. Një person është qëlluar me armë gjahu në një lokal qendër të fshatit Kotë dhe ka humbur jetën.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, personi i qëlluar për vdekje është identifikuar si kryetari i Njësisë Administrative Kotë, 64-vjeçari Fatmir Hodaj. ndërsa policia ka identifikuar autorin e ngjarjes dhe është vënë në ndjekje të tij. Autori i kësaj ngjarjeje është shtetasi Admir Delaj, rreth 43 vjeç, nga fshati Gumenicë, i cili është vendosur në pranga nga policia në banesën e tij rreth 30 minuta pas ngjarjes.

Viktima dhe autori kanë qenë së bashku në tavolinën e një lokali kur mes tyre fillimisht ka pasur debate dhe më pas 43 vjeçari ka qëlluar me çifte në drejtim të Hodos. Shkak për ngjarjen dyshohet të ketë qenë një konflikt pronësie.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë