Një tjetër gomone me marijuanë e trafikuar nga Shqipëria drejt Italisë është sekuestruar sot në ujërat e Adriatikut.
Guardia di Finanza italiane në bashkëpunim me rojën bregdetare të Barit kanë ndaluar një gomone të dyshimtë që po lundronte nga ujërat ndërkombëtare drejt brigjeve italiane.
Kontrolli i imtësishëm i gomones çoi në sekuestrimin e 352 kg marijuanë e ndarë në 222 pako.
Droga e kapur mund t’u sillte organizatave kriminale një vlerë përfitimi prej mbi 3 milionë euro, shkruajnë mediat italiane. Në pranga është vënë skafisti, një 41-vjecar italian banues në qytetin e Leçes.
Operacioni është kryer në bashkëpunim me repartin e Financës italiane pozicionuar në portin e Durrësit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.