Lajme

Sekuestrohet drogë e municione, arrestohet i riu në Kurbin

Policia e Kurbinit ka sekuestruar ditën e sotme një sasi droge, lëndë plasëse, municione luftarake, ndërsa ka vënë në pranga poseduesin e tyre. Burime zyrtare pohuan se pas hekurave përfundoi Zef Marku, 34 vjeç, banues në Fushë-Mamurras.

Të njëjtat burime sqaruan se komisariati i Policisë Kurbin, në bashkëpunim me forcat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë ushtruan kontrolle të befasishme në lokale, akse rrugore dhe ambiente të ndryshme, ndërsa u shoqëruan për verifikim 10 persona. Ata janë kryesisht persona me precedentë penalë për armëmbajtje pa leje, vjedhje dhe prodhim e shitje të lëndëve narkotike.

Ndërkohë 34-vjeçarit iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

– 2 kallëpe lëndë plasëse TNT

– 3 kapsolla elektrodetonatore

– 1 granatë difensive

– 310 fishekë model 56

– 130 gr. lëndë narkotike e dyshuar Marijuanë

– 1 mjet me targa që i përkasin një mjeti tjetër

– 20 celularë dhe 3 numra telefoni

– 20 vegla pune të ndryshme (motosharra, pompa uji, saldatriçe, gur fresibël etj.)

– 13 pajisje elektronike (laptop, magnetofon, 6 aparate fotografike digitale etj)

– 6 pajisje elektroshtëpiake ( televizor, hekura, pajisje vakumi etj.)

– 3 kuti me aksesorë të ndryshëm (kaçavida, çelsa)

– pajisje makinash (3 çelësa automjetesh , aparate navigatore, aparate për karikim baterish) etj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë