Lajme

Sekuestrohet 8 ton verë kontrabandë në Durrës, dy të arrestuar

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë shtetasit me inicialet A. M dhe Ç. B. Arrestimi i tyre u bë për veprën penale: “Kontrabanda me mallra, për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, parashikuar nga neni 172, të Kodit Penal.
Arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve është bërë pasi më datë 26.12.2018, në kamionin që drejtohej nga shtetasi A. M, është konstatuar e ngarkuar midis mallrave të tjera një sasi vere së bashku me ambalazhin me peshë prej 7973.3 kg (verë me shishe), sasi e cila nuk ka qenë e deklaruar pranë autoriteteve doganore italiane dhe shqiptare dhe ka shmangur detyrimin doganor në shumën 1 087 275 lekë. Subjekti u penalizua edhe me shumën 3 261 825 lekë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprat penale të parashikuara nga neni 172, të Kodit Penal.
Strukturat e Administratës Doganore Shqiptare në kuadër të festave të fundvitit kanë rritur nivelin e kontrolleve për goditjen e fenomeneve të futjes së mallrave të padeklaruara.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë