Drejtësia

Konfiskohen pasuritë e xhaxhait të ‘Ben Qimes’ dhe 3 personave të tjerë

Gazeta Si - Pasi disa muaj më parë SPAK i sekuestroi disa pasuri Arben Isufajt, i njohur ndryshe si “Ben Qimja”, GJKKO ka njoftuar se ka konfiskuar edhe disa pasuri të një familjari të tij. Më konkretisht ka sekuestruar pasuri të xhaxhait të tij, Ahmet Isufajt.

Bëhet fjalë për një ndërtesë që shërbente si kompleks shërbimesh, truall, njësi dhe makinë Audi.  

Sipas njoftimit të SPAK, Ahmet Isufajt, i cili akuzohet përfshirje në krimin e organizuar, i janë konfiskuar 3 pasuri të paluajtshme dhe një automjet.

Po ashtu, SPAK tha se ka konfiskuar edhe pasuritë e Zamir Tafës dhe personave të lidhur me të u janë konfiksuar 7 pasuri, përfshirë turall, apartamente e makina, ndërsa Lulzim Zefit dhe personave të lidhur me të u janë konfiksuar 17 pasuri.

Hetimi pasuror për Ben Qimen nisi në maj të 2021 nga Prokuroria e Posaçme, e cila në kuadër të ligjit anti-mafia, i sekuestroi atij fillimisht 13 pasuri.

Pasuritë i janë konfiskuar dhe një shtetasi belg, Dries Lonneux, person i akuzuar ne Belgjikë nën akuzën: “Drejtues i një organizate kriminale”, “Trafikim lëndësh narkotike në bashkëpunim” dhe në veçanti për “Importimin e lëndës narkotike të llojit kokainë”.

Ndërkohë, Arben Isufaj ishte edhe subjekt i Operacionit Forca e Ligjit dhe iu kërkua të justifikonte pasurinë edhe në vitin 2020.  Sipas autoriteteve ai është person i përfshirë në çështje të trafikut të drogës si pjesë grupeve kriminale.

Për të njëjtën akuzë ai u arrestua dhe në 2014 për llogari të drejtësisë italiane.

Pauritë e sekuestruara nga GJKKO

1.Pasuri e paluajtshme e llojit “Ndërtesë”, me sipërfaqe 529.40m², (kompleks shërbimesh Bar-Restorant, Lavazh, Parkim, i cili ndodhet në Sheq i Madh-Fier, në pronësi të shtetasve Ahmet Ferit Isufaj dhe Mariana Shyqyri Isufaj;

2.Pasuri e paluajtshme e llojit “Truall”, me nr.pasurie 8/538, me sipërfaqe 1580 m², mbi të cilën ka ndërtuar një objekt me sipërfaqe 1200 m², (Dyqane), e cila ndodhet në Sheq-Fier, në pronësi të Amarildo Ahmet Isufaj;

3.Pasuri e paluajtshme e llojit “Njësi”, me sipërfaqe 55.16 m², (nga të cilat 16.56 m² ambient i përbashkët), në pronësi të shtetases E. Bregu (Isufaj), e cila ndodhet në lagjen “1 Maji” – Fier, nr.13, kati i I-rë;

4. Automjet tip “AUDI A4”, me targë AB902AA, me numër shasie WAUZZZ8KX9A022809, ngjyrë e gri e errët, në pronësi të shtetasit Amarildo Ahmet Isufaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë