Lajme

Sekuestrohen drogë dhe armë, arrestohet 24-vjeçari nga Fieri

Policia e Fierit vijon operacionin për “Ndëshkimin e të fortëve”, duke sekuestruar armë, drogë e municione luftarake.

Ditën e sotme u arrestua në flagrancë shtetasi A. U., 24 vjeç, banues në Patos për armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit të ushtuar në automjetin e tij tip ‘Benz’, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri pistoletë, 2 krehra dhe 2 fishekë.

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij në Patos, i është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis sativa.

Policia njofton se kontrollet do të vijojnë në gjithë Qarkun e Fierit për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.   

https://www.facebook.com/gazetasi.al/videos/631928373872096/

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë