Tre persona kanë përfunduar në pranga në pikën kufitare të Muriqanit. Arrestimi i tyre është bërë në flagrancë, për trafik lëndësh narkotike.
Maliq Kruja, një 54-vjeçar nga Tirana, tentoi ta kalojë në këtë pikë kufitare 23 kg kanabis sativa. Këtë sasi, tashmë të sekuestruar, ai e kishte fshehur në automjetin me të cilin po udhëtonte, tip Benz Mercedes, me targa DC187ZA. Materialet për këtë të ndaluar i janë referuar Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë, me akuzën “trafikim narkotikësh”.
Në Muriqan janë arrestuar gjithashtu dhe shtetasit me inicialet E.M., 31 vjeç, nga Durrësi, dhe A.B., 26 vjeç, nga Tirana. Këtyre dy shtetasve u është gjetur një sasi e vogël kanabisi, e fshehur poshtë sediljes së autobusit, me të cilin udhëtonin për në Gjermani. Për dy të fundit, materialet i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Shkodrës, për “prodhim e shitje narkotikësh”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.