Lajme

Sekuestrohen drogë në Greqi, në pranga dhe çifti shqiptar

192 kg marijuanë janë sekuestruar nga policia greke në kufirin greko-shqiptar.

Në operacionin e parë, mbrëmë në darkë në Nerajdha, Igumenicë, u ndalua një automjet brenda të cilit u gjetën dhe sekuestruan 99 pako me 106 kg 740 gram marijuanë.

Janë arrestuar dy shtetas grekë, një burrë 47 vjeç dhe një grua 46 vjeç. Ndërkohë në operacionin e dytë në Menidhi, Aitiloakarnania, u arrestua një çift shqiptar, përkatësisht 21 dhe 20 vjeç, pasi në mjetin e tyre u gjetën dhe sekuestruan 85 pako me 85 kg 915 gram marijuanë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë