Politike

Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës, Veliaj: SPAK të zbardhë paligjshmërinë e kujtdo që ka abuzuar

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar lidhur me sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës. Ai thotë se SPAK është i mirëpritur, ndërsa sulmon mediat dhe opozitën.

“Histeria e portaleve të baltës tregon vetëm që baltaxhinjtë e udhëhequr nga Non Gratat s’e kane marr vesh akoma që jemi në epoke tjetër! Sekuestrimi dhe heqja nga duart e subjektit privat të impiantit të mbetjeve të Tiranes si rezultat i hetimeve të SPAK është mese i mirëpritur ne rrugën e zbardhjes se veprimtarisë së paligjshme të kujtdo që ka abuzuar në dëm te interesit publik.

Bashkia e Tiranes ndërkohë do te vazhdojë pa u ndalur punën për një Tirane qe sot është pasqyre pastërtie edhe si rezultat i transformimit te Sharrës nga një kancer urban në një fushë sanitare me standardet e duhura mjedisore. Koha punon për Tiranen dhe Shqipërinë Europiane, jo për kandilat e Non Gratave qe do të shkojnë drejt shuarjes.”-shkruan Veliaj në Twitter.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë