Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka inkurajuar SPAK që të vazhdojë me hetimet për inceneratorin e Tiranës, pasi siç shprehet ajo “edhe pak i duhet për të arritur tek peshqit e mëdhenj”.
Kryemadhi shkruan se tani duhet ‘të ndiqen paratë e vjedhura kudo ku këta hajdutë me kostum zyrtari e biznesi i kanë fshehur, dhe çdo qindarkë t’u kthehet qytetarëve’.
“SPAK më në fund ndërmori një veprim ndaj inceneratorit të Tiranës, i kallëzuar prej meje që prej dy viteve.
Në këto momente shumë të rëndësishme, duhet të mos harrojmë se:
Inceneratori i Tiranës është një vepër kriminale produkt i bashkëpunimit mafioz mes zyrtarëve publikë dhe biznesit. Të dyja palët janë përgjegjëse në vjedhjen e shqiptarëve.
Të ndiqen paratë e vjedhura kudo ku këta hajdutë me kostum zyrtari e biznesi i kanë fshehur, dhe çdo qindarkë t’u kthehet qytetarëve.
Jepi SPAK, edhe pak të duhet të arrish te peshqit e mëdhenj të Inceneratorit, Agaçi, Rama, Veliaj”, thotë Kryemadhi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.