Njerez

Sekreti që fsheh nën stilin tim të veshjes

Nga Arooj Aftab – Shikoni Instagramin tim dhe është plot me fotografi të miat me rroba të ndryshme. E vetmja gjë që do të vëreni është se stili im është i përshtatshëm për shumicën e vajzave dhe i rehatshëm. Unë i kam dashur gjithmonë veshjet e tilla sepse në rastin tim janë një zgjedhje e mençur. Jam me fat që punoj në modë dhe bëj pjesë në rrjetet sociale të një agjencie modelingu në Mançester. Kjo kompani e pëlqen shumë stilin tim, por shpeshherë ndjehem se nuk do të vesh kurrë atë që dua. Ju kurrë më parë nuk do të shihnit fotografi të miat me veshje të ngushta apo me ngjyra të forta.
Në vend të këtyre, unë përfundoj duke u veshur me shumë rroba sepse unë po fsheh diçka. Unë kam një sëmundje gjenetike të quajtur “neurofibromatosis type 1” (NF1). Kjo sëmundje është e rrallë dhe konsiston në tumoret që rriten përgjatë nervave të mia.

Arooj Aftab dhe fotografja e saj

Kur kam lindur, njëra anë e trupi tim ishte e varur dhe jam rritur gjatë gjithë kohës me këtë problem, ndihem sikur kam një anë normale të trupit tim, por pastaj në anën tjetër kam tumore që zhvillohen. Disa prej tyre janë të forta, ato nuk janë kancerogjene, por nganjëherë më shkaktojnë dhimbje në anën e majtë të trupit. Vishem me rroba të gjera për të fshehur tumoret e mia, njerëzit mendojnë se ky është stili im, por kjo nuk është e vërtetë. Rrjetet sociale janë plot me fotografi të njerëzve që janë të përsosur dhe mendoja se nuk mund të më shihnin kështu siç jam. Shumë herë dëshiroja ta tregoja veten por nuk mundesha sepse do të më gjykonin.
Kompania e modelimit ku punoj momentalisht nuk është si gjithë të tjerat, për të mjafton që rrobat të duken mirë, por më duhej më shumë të vishesha me rroba të gjera në mënyrë që tumoret e mia të mos dukeshin dhe shpresoja që kjo punë të zgjaste përgjithmonë.
Vera është sezoni më i vështirë për mua për të blerë veshje, sepse zakonisht unë vesh shumë rroba. Gjatë gjithë kohës mendoja se duhej të mësoja që të pranoja sëmundjen time dhe të mos turpërohesha për atë që kisha.
Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me meshkujt, sa dilja me dikë mendoja për sëmundjen time. Të gjithë miqtë e mi janë në një marrëdhënie dhe ndjehen të habitur me faktin që një modele nuk ka partner, por as ata nuk e dinë problemin tim. Nuk mendoj për këtë gjë gjatë gjithë kohës, por do të ishte mirë të njihja dikë një ditë.

Më parë shqetësohesha se si mund t’i tregoja dikujt që kam një sëmundje gjenetike. Kur është koha e duhur? Si do mendonte dhe gjithçka tjetër. Ky problem i madh, do më ndjekë për gjithë jetën.
Përveç nënës dhe motrës time të vogël nuk e dija në kishte ndonjë tjetër me këtë sëmundje, por dokumentari Newsbeat Tumor, bëri të mundur që të njihja edhe dikë tjetër me të njëjtin problem si unë dhe familjaret e mia.
Ai quhej Adam Pearson dhe është një ndër aktorët kryesor të filmit “Under the Skin” me Scarlett Johansson, i cili u bë shumë i njohur gjatë vitit 2014.
Tumoret e Adamit janë kryesisht në fytyrë dhe ai nuk shikon nga syri i majtë. Kur u takova me të më tha se e kishte urryer veten gjatë periudhës shkollore, sepse të gjithë e ngacmonin duke i vendosur pseudonime të ndryshme si elefant ose Kuazimodo, por më pas kishte vendosur ta pranonte sëmundjen.
Takimi më të me bëri të kuptoj se ka njerëz më keq se unë, për shembull ai kishte vuajtur më shumë se unë për opinionin, pasi nuk mund ta fshinte sëmundjen nën rroba, ashtu si unë. Ai ishte një njeri tepër i mirë dhe inkurajues dhe më thoshte gjatë gjithë kohës që njerëzit duhet ta pranojnë veten për atë çka janë.

Në atë moment mendova se kur nuk e kishte problem Adami që kishte luajtur rol kryesor në një film që u bë shumë i ndjekur në mbarë botën, unë pse duhet ta kisha? Në atë moment vendosa që duhet të tregoja për sëmundjen time dhe të mos kisha turp prej saj.
Adam u kthye në një frymëzim për mua, kështu që unë vendosa ta shkruaja historinë time në Instagram. Gjatë kohës që shkruaja isha e tmerruar vetëm nga fakti, se po zbuloja një sekret që e kisha mbajtur të fshehtë për një periudhë të gjatë.
Kjo ishte diçka tepër e vështirë për mua sepse kurrë nuk ia kisha treguar trupin tim askujt më parë, por në momentet e para të postimit mora shumë mesazhe mbështetëse dhe që prej asaj kohe kam parë shumë njerëz të cilët e ripostojnë historinë time. Ndjehesha sikur kisha hequr një peshë të madhe nga shpatullat sepse kjo ka qenë diçka për të cilën ndjehesha e pasigurt gjatë gjithë kohës. Edhe pse e kam zbuluar gjendjen time për ndjekësit e mi, nuk jam e sigurte ende, në duhet të filloj të vishem me rroba të ngjitura mbas trupit që më pëlqejnë aq shumë, por tashmë ndihem sikur njerëzit e kuptojnë pse vishem me rroba të gjera dhe kjo më bën të mos kem asnjë kompleks për pamjen time. Ndjehem e lumtur që nuk kam më asgjë për të fshehur.

*Arooj Aftab, 22 vjeç, është një modele shumë e njohur për stilin e saj të veshjes. Por ajo që 7.500 ndjekësit e saj të Instagramit nuk dinin, ishte se ekziston një anomali në trupin e saj të cilën e kishte sekret deri tani./BBC/

 

Më Shumë