Njerez

Sekretet e një mamaje që ka rritur e vetme fëmijët e saj

“Unë shoh njerëz që vuajnë çdo ditë të siguruar ushqim për fëmijët e tyre,”thotë Xheni Le nga Portsmoith.
Gjatë gjithë kohës punoj duke paketuar kukulla në një zonë shumë të varfër, ku mund të shihet qartë se përpjekjet e njerëzve janë të pamjaftueshme për të përballuar shpenzimet e tyre,” shton ajo.
Xheni ka treguar se përvojat mbi vështirësitë e jetës në FaceBook për të inkurajuar të gjithë prindërit e tjerë që luftojnë çdo ditë kundër varfërisë.
“Kam dëgjuar shpesh për njerëz që kanë dashur të vrasin veten nga problemet ekonomike, por dua që njerëzit të dinë se ka persona që i kuptojnë dhe kanë kaluar të njëjtën vështirësi si ata. Edhe pse janë shumë të lodhur nga jeta, kjo nuk do të thotë se duhet të dorëzohen,”
Fëmijët e saj janë në moshën 12,15,16 dhe 21 vjeçare dhe ajo shprehet se jeta e saj është me e qetë tani që ata janë rritur.
Kam shkruar gjithçka që kam përjetuar. Në moshën 34 vjeçare burri im u nda nga jeta duke me lënë dhuratën më të madhe, fëmijët e mi. Që prej asaj kohe jam përpjekur të kujdesem shumë për ta dhe shumë gjëra që mund t’i lëndonin nuk ia kam treguar. Janë disa sekrete që vetëm një nënë mund t’i kuptojë.

Fëmijët e Xhenit

Ndër të tjera në postimin e saj ajo shkruan.
-Ju ktheheshit në shtëpi dhe kërkonit para për të shkuar në festat e shkollës. Unë i merrja borxh te miqtë e mi vetëm që ju të kënaqeshit, edhe pse kjo do më kushtonte më shumë orë punë për ta shlyer.
-Unë kam veshur rroba të njëjta për vite me radhë, jo sepse ato janë të preferuarat e mia siç ju kam thënë por sepse unë nuk mund të shpenzoj para për vete duke e ditur se gjatë gjithë kohës keni nevojë për diçka.
-Kur unë ju lejoja të rrinit në sallon për të parë televizor gjithë ditën kjo ishte sepse gazi nuk mjaftonte për të ngrohur të gjitha dhomat.
-Kur i’u lejoja që të hanit drithëra dhe akullore për darkë, ishte sepse këto ishin gjithçka që kishim në shtëpi.
-Shpesh vinit në dhomën time sepse ishit trembur në gjumë dhe unë zgjohesha për të ju përkëdhelur derisa t’ju zinte gjumi, edhe pse duhet të ngrihesha herët për punë.
-Kur më pyesnit se ku e kisha varësen që më kishte dhuruar babi juaj, ju thash se e kisha humbur, por në të vërtetë e kisha shitur për t’ju blerë dhurata për Krishtlindje.
-Sa herë që kishit nevojë për veshje për një ngjarje në shkollë, qëndroja deri në orët e para të mëngjesit për të realizuar veshjen, në mënyrë që ju të mos ndjeheshin indiferentë ndaj shokëve dhe shoqeve të shkollës.
-Kur më bërtisnit sepse ishit të acaruar, pasi nuk kisha plotësuar një dëshirë tuajën, shkoja në dhomën time dhe qaja, në mënyrë që ju të kuptonit që dhuna nuk ishte një mënyrë për të marrë atë që dëshirojë.
-Kur miqtë e mi më ftonin për të dalë në mbrëmje, zgjodha të qëndroja në shtëpi sepse duhet të kujdesesha dhe të ruaja paratë.

-Kur shkonim në plazh unë ju lija të qëndronit gjatë gjithë kohës në det, që të mos më kërkonit të shkonit nëpër festat që krijoheshin aty pranë, pasi nuk kisha para.

-Kur hyj në dhomën tënde gjatë natë, nuk kërkoj t’ju kontrolloj, por të di që jeni mirë dhe nuk keni asnjë shqetësim. .
-Ka pasur momente në jetën time që kam pëlqyer dikë, por ndjenjat e mia i kam lënë thjesht kaq sepse kam menduar se nuk do të ndjeheshit mirë me një njerk në shtëpi.
-Kur unë jam e dëshpëruar se nuk kisha bërë mjaftueshëm për ju dhe më keni gjetur duke qarë në dhomën ime, e më pas më keni përqafuar, duke më thënë se gjithçka është në rregull, kam kuptuar se çfarë është jeta.
Xheni shprehet se çdo sakrificë e saj shpërblehet me arritjet që fëmijët kanë bërë në jetë. Synimi i saj gjithmonë ka qenë t’i shikojë ata të lumtur dhe nuk ka menduar se sa është lodhur për ta. Ajo shprehet se vështirësitë e një nënë që rrit e vetme katër fëmijë janë të mëdha, por tashmë që ata janë rritur dhe mund të falsë gjithçka me ta, kujtimet e këqija dhe problemet ngelen një e shkuar.
“Ju jeni arsyeja ime pse ngrihem çdo ditë në mëngjes dhe dashuria ime e vërtetë,” shton ajo./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë