Jete & Stil

Së shpejti një aplikacion i ri që tregon sa kafe duhet të pini

Shpesh herë nga lodhja dhe gjendja e përgjumur, jemi falur tek kafeja pa e kontrolluar masën që po konsumojmë. Gjë kjo që ka sjellë problem të tjera me shëndetin më pas. Sidoqoftë është koha të mos shqetësohemi, pasi shkencëtarët po punojnë edhe për këtë pjesë, që është jo pak e rëndësishme ne përditshmërinë e çdo kujt nga ne. Në një studim të publikuar, shkencëtari Jaques Reifman ka paraqitur një algoritëm që mund të përcaktojë se çfarë dozë të kafeinës duhet të jetë për një funksionim optimal.

Ai po studion zhvillimin e softuerit dhe aplikacioneve në fushën e bioteknologjisë në ushtrinë amerikane. Algoritmi i tij thuhet se llogarit dozat e sigurta dhe efektive të kafeinës që do të shkaktojë një gjendje të zgjuar që na bën më produktive.

Duke ditur se kafeina ndikon në të gjithë ndryshe, Reifman ka testuar performancën psikomotorike dhe këto të dhëna i vendosi në algoritëm.

Ekziston mundësia për të filluar zhvillimin e një aplikacioni publik, por për momentin nuk ka plane konkrete për një komercializim të tillë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë