Politike

Satelitët për ndërtimet pa leje, Tabaku: Justifikim cinik për tenderin 5.7 mln euro

Gazeta Si - Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka kundërshtuar Planin e Shërbimit Satetiltor, pasi në kryeministri u nënshkrua këtë të enjte kontrata e shërbimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë për monitorimin me teknologji të avancuar të territorit të Shqipërisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku ka komentuar dhe deklaratën e Ramës për ndërtime pa leje, për të cilat ia vuri fajin disa punonjësve të institucioneve që kanë pasur për detyrë kontrollin, që kanë marrë rryshfet si dhe drejtësisë.

Marrëveshja që u nënshkrua sot, sipas deputetes është justifikim cinik për tenderin me vlerë 5.7 mln euro

“Çudi si na duhet 150 km mbi tokë për të parë diçka që dallohet lehtësisht mes Tiranës. Justifikim cinik për tenderin me vlerë 5.7 mln € në këtë kohë, kur i kërkon shqiptarëve sakrifica dhe vetë shpërdoron taksat e tyre!”, shkruan Tabaku.

Marrëveshja u nënshkrua ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Operatorit “Satellogic USA Inc”.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha se: “Lajmi është që do të kemi një kryeinspektorat në qiell, që nuk ka parti apo kushëri dhe i shikon të gjitha”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë