Futboll

Sasuolo i Nedim Bajramit i shkakton Juventusit humbjen e dytë radhazi

Gazeta Si – Juventusit nuk po i ecën me skuadrat e shqiptarëve. Pas humbjes me Lacion e Elseid Hysajt javën e kaluar, skuadra e Alegrit u mund sot edhe nga Sasuolo e Nedim Bajramit, me rezultatin 1-0.

Fantazisti i Kombëtares e nisi ndeshjen titullar dhe qëndroi në fushë deri në minutën e 78-të, duke bërë një paraqitje të nivelit mesatar, të vlerësuar me notën 6. Bajrami ishte ekzekutuesi i thuajse të gjitha goditjeve standarde për Sasuolon.

Bajrami ne dyluftim me Kostiç gjate ndeshjes. Gazeta Si, 16 prill 2023

Goli që vendoi ndeshjen u shënua në minutën e 65 nga Defrel. Me këtë fitore Sasuolo është ngjitur në kuotën e 40 pikëve dhe mban vendin e 10-të në renditjen e Serisë A. Juventusi ka 4 pikë më shumë dhe mban vendin e 7-të, ndërsa dy humbjet e fundit i kanë prishur jo pak planet e klubit bardhezi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë