Futboll

Sasuolo do ta blejë Nedim Bajramin në verë, operacion 6-7 milionë euro

Gazeta Si – Nedim Bajrami do të jetë 100% lojtar i Sasuolos në verë. Klubi në fjalë është bindur nga futbollisti kuqezi dhe ka vendosur ta blejë atë përfundimisht nga Empoli.

Sasuolo, sipas faqes së klubit, do të blejë Bajramin dhe Pinamontin, dy lojtarë që janë bashkuar para pak kohësh me skuadrën. Për fantazistin e Kombëtares shqiptare duket se janë plotësuar kushtet për të ushtruar të drejtën e blerjes.

Bajrami me fanellën e Sasuolos. Gazeta Si, 13 prill 2023

Bajrami u transferua në merkaton e dimrit nga Empoli te Sasuolo. Deri tani ka bërë paraqitje të mira për aq sa është aktivizuar. Vlera e blerjes së tij nga klubi i ri është midis 6 dhe 7 milionë eurove.

Në ndeshjen e parë kualifikuese të Euro 2024 ndaj Polonisë Bajrami luajti vetëm çerek ore në fund.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë