Futboll

Sapo u shpall kampion, Amir Rrahmani rinovon me Napolin deri në 2027-n

Gazeta Si – Napoli, kampion i freskët i Italisë, ka vendosur të blindojë ‘xhevahirët’ e tij, mes tyre edhe mbrojtësin dhe kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmanin. Pas Juan Jesus, Lobotkës dhe Anguisës, ishte radha e Rrahmanit për të firmosur vazhdimin e bashkëpunimit.

Mbrojtësi kosovar, bashkë me koreanin Kim, kanë formuar një dyshe të pakalueshme në qendër. Në pritje për të zbuluar të ardhmen e Kim, klubi italian ka ‘blinduar’ ish-lojtarin e Partizanit. Rrahmani ka firmosur deri në 2027-ën, me opsionin për ta zgjatur kontratën edhe një vit tjetër.

Amir Rrahmani. Gazeta Si, 9 maj 2023

Mbrojtësi që në të kaluarën ka luajtur edhe për Kombëtaren shqiptare, ka pasur një rritje të jashtëzakonshme. Kur u largua nga Shqipëria, ai shkoi fillimisht në Kroaci, më pas te Verona në Itali, bashkë me Kumbullën, dhe tani te Napoli, duke u shpallur kampion i Serisë A.

Menaxheri i futbollistit kosovar është ish-mbrojtësi i Kombëtares, Adrian Aliaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë