Muzike

“Sanremo” çel siparin pa publik në sallë

Pas muajsh polemikash (përfshirë ato politike), neurozës së festivalit dhe emocioneve të minutës së fundit, të martën, më 2 mars, çeli siparin Sanremo 2021.

Nata e parë shkoi mirë, pavarësisht nga mungesa e publikut në sallë, duke ia lënë vendin instrumenteve të ‘duartrokisnin’, për të dhënë një atmosferë të vogël në një Ariston të zbrazët për shkak të situatës.

Nga shfaqja e sportistit Ibrahimoviç te zbulimi absolut i Matilda De Angelis, ja cilat janë më të mirat dhe më këqijat e puntatës së parë.

Sanremo 2021, akrobacitë e Amadeus

“Unë dua t’i jap pak lehtësi një vendi që po lufton për të gjetur veten”, thotë një Amadeus i entuziazmuar, ndërsa zbret shkallët e Aristonit (jo para se të bëj shenjën e kryqit). E veçanta është se prezantuesi duhet të bënte disa kërcime akrobatike për të mbajtur një shfaqje kaq komplekse për shkak të kushteve të vështira, por ai arrin të mbajë një ekuilibër.

Mungesa e publikut që ndihet, duartrokitjet e rreme, melankolia rrëqethëse, distancat e sigurisë, janë të pashmangshme. Mund të ishte bërë më mirë? Ndoshta po (sidomos në gjetjen e një lidhje narrative midis momenteve të ndryshme të mbrëmjes). Gjithsesi ishte një Amadeus që ia doli mbanë.

Shfaqja e Ibrahimovic (dhe parodia e tij)

Futbollisti Ibrahimoviç pushton skenën e Aristonit dhe dikton rregullat e tij: “Ky është Festivali Zlatan”, thotë ai me ironi. “Unë dua njëzet e dy këngëtarë, katër mund t’i shesësh. Përndryshe, unë do t'i vendos të punojnë në kopshtin tim”. Ata që e prisnin atë vsi një statujë ose të ngurtë duhej të ndryshojnë mendje: ai nuk e bën statujën e bukur dhe hyn në karakterin që autorët i kanë shkruar. Dhe ai thotë edhe perla si “është një nder të jesh këtu Amadeus, por është një nder edhe për ty që të më kesh këtu”, ose “Ama, rri i qetë, problemi për ty është nesër kur unë nuk do të jem këtu”. Por pastaj situata del nga kontrolli, midis pauzave të heshtura të stilit Celentano dhe pjesëve komike që nuk janë të lehta për tu trajtuar për ata që nuk janë aktor, aq sa në një moment të caktuar duket si një parodi e vetvetes.

Amadeus, prezantuesi i Festivalit të 71-të të Sanremos dhe futbollisti Zlatan Ibrahimovic

Zbulimi i Matilda De Angelis

E bukur, me vetëbesim, ironike, me një zë potent. Matilda De Angelis është e imët por e mbush skenën, ajo është e re por duket një veterane e Ariston.

Në duetin me Fiorello me këngën “Ti lascerò”, ajo mahnit publikun italian.    

https://twitter.com/SanremoRai/status/1366897304628789252?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1366897304628789252%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.panorama.it%2Flifestyle%2FTelevisione%2Fsanremo-2021-ibrahimovic-prima-serata

Aktorja e “Undoing” është një zbulim befasues, një frymë e ajrit të pastër. Nata e parë ishte aq mirë sa do të meritonte ngjitjen në skenë në të gjitha mbrëmjet.  

Komediani Fiorello shpik një format ngazëllyes

Duartrokitje të rreme, por të qeshura të vërteta. Fiorello tërheq Amadeus në fushën e minuar të larmisë dhe rezultati është befasues. Fiorello luan Fiorello, del në skenë (edhe pse është është bosh) dhe jep më të mirën si gjithmonë improvizuese: nxjerr një celular, fton miqtë e tij VIP që ta telefonojnë drejtpërdrejt (i përgjigjem thirrjes Jovanotti, Morandi, Venier) dhe në pak minuta krijon një format ngazëllyes nga asgjëja. Një shfaqje e lindur.

Shfaqja e Achille Lauro

Puplat rozë dhe flokët blu, japin një atmosferë marsi, por rrëzëllitëse. Reperi italian, Achille Lauro, është një përzierje e botëve dhe referencave, ai është gjithçka dhe e kundërta e saj. Ajo që goditi në performancën e tij janë lotët e rremë të gjakut që i rrudhin fytyrën në fund të këngës.

https://twitter.com/RaiPlay/status/1366884729027518467?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1366884729027518467%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.panorama.it%2Flifestyle%2FTelevisione%2Fsanremo-2021-ibrahimovic-prima-serata

Një tjetër moment emocionues vjen nga Loredana Berté me këngën “Figlia di”.

Skenografia e bujshme

Artisti Gaetano Castelli dhe vajza e tij Maria Chiara Castelli janë mësuar të bëjnë mrekulli në një skenë si si Ariston, por këtë vit ata e tejkaluan veten me një skenë të bujshme që përqafon dhe plotëson boshllëkun. Puna e sinergjisë me regjisorin Stefano Vicario dhe dritat e Mario Catapano është perfekte.

Infermierja Alessia Bonari në Sanremo 2021, simbol i luftës kundër Covid

Pas Festivalit të Filmit në Venecia, edhe në atë të Sanremos. Gjithmonë me të njëjtin mesazh: kundër virusit “nuk duhet të heqim dorë nga kujdesi”. Nga ana tjetër, 24-vjeçarja nga Toskana, Alessia Bonari është bërë simbol i luftës kundër Covid pikërisht me një postim në mediat sociale, i cili menjëherë u bë viral, në të cilin nga pavijonet e spitalit të Milanos ku ajo punon si infermiere, ftoi njerëzit të luftonin kundër pandemisë.

Infermierja Alessia Bonari, Gazeta Si, 3 mars 2021

Ishte pikërisht 9 marsi (në të njëjtën ditë në të cilën kryeministri Conte kishte vendosur për izolimin) dhe selfie që ajo kishte shkrepur dhe që tregonte fytyrën e saj të lodhur, të shtrembëruar dhe të mavijosur të shkaktuar nga maska ​​kishte bërë xhiron e internetit. Ajo donte të fliste për lodhjen e turneve rraskapitëse në spitalet që po mbusheshin dhe frikën për të shkuar në punë, por gjithashtu për të filluar një apel për të mos ia hedhur poshtë sforcon, për të qëndruar në shtëpi për të mbrojtur ata që janë më të brishtë. Në pak orë e reja ishte bërë simboli i luftës kundër Covid-19. Dhe vetëm për të vazhduar ndërgjegjësimin, ajo së pari u ftua në Festivalin e Filmit në Venecia dhe, tani, gjithashtu në Festivalin e Sanremos, ku ishte një nga të ftuarit e mbrëmjes së parë.

E veshur me një fustan të gjatë rozë me dizajnë diamanti, Alessia hyri në skenën e Ariston, duke thënë: “Çfarë ka ndryshuar nga ajo foto? Situata është praktikisht gjithmonë e njëjtë. Unë dua të dërgoj mesazhin që ne nuk duhet të heqim dorë nga kujdesi. Dhe ne do t’ia dalim”. Dhe Amadeus gjithashtu shfrytëzoi rastin për të dërguar një mesazh të ngjashëm: “Kam folur në telefon me ministrin e Shëndetësisë, Roberto Speranza dhe më kërkoi të kujtoja nga skena e Sanremos se është shumë e rëndësishme të vazhdosh të respektosh rregullat anti-Covid, është thelbësore të mbash maskë, të lash duart, dhe të shmangësh grumbullimet”.

Festivali i 71-të i Këngës Italiane do të vazhdojë deri më 6 mars dhe do të transmetohet çdo mbrëmje në Rai Uno.

Sonte në garë do të jetë edhe këngëtari me origjinë shqiptare, Ermal Meta.

Ai konkurron me një baladë me titullin “Un milione di cose da dirti” (“Një mijë gjëra për të të thënë”), një këngë dashurie, ndryshe nga ato të mëparshmet, të lidhura me temat sociale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë