Futboll

San Siro ‘sold out’ për finalen e Championsit, shiten 43 mijë bileta në 7 orë

Gazeta Si – Stadiumi ‘San Siro’ do të jetë plot për finalen e Cmapionsit, Mançester Siti-Inter. Në 7 orë janë shitur 43 mijë bileta për ta parë ndeshjen nga ekranet gjigante që do të vendosen në stadium.

Siti ‘Vivaticket’, që ka administruar biletat, ka regjistruar një radhë virtuale prej të paktën një ore gjatë gjithë ditës. Shitja e biletave fillimisht ishte rezervuar për abonentët e kampionatit dhe ortakët e Inter Club, në orën 16:00 filloi shitja e lirë e biletave deri në ezaurimin e vendeve. Situata u verifikua një orë më pas, kur u mbyll gjithçka në orën 17:00.

Koreografia e tifozeve te Interit ne nje ndeshje. Gazeta Si, 7 qershor 2023

Tifozët ultras ndërkohë duan të jenë patjetër në Stamboll për finalen. "Nuk është një obligim apo një detyrë, - lexohet në kanalet zyrtare të ‘Curva Nord’, - është një shembull bashkimi që duam të transmetojmë ndaj djemve nga momenti i parë që do të jenë në fushë.

E dimë që për disa kërkojmë shumë, por një herë të lëmë pas ndarjet dhe të fanellat e skaramacisë. Kërkojmë nga të gjithë një sakrificë të vogël për të treguar se kemi unitet. Një sektor i bashkuar me një ngjyrë të vetme”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë