Lajme

Samsung krijon telefonin që ngjan si libër

Kompania Samsung do të krijojë një risi në teknologjinë e telefonave. Gjatë vitit 2019 ekrani i telefonave të rinj të Samsung do të përthyhet për të qenë sa më i lehtë në përdorim.

Kompania deklaroi të mërkurën se do të nxjerrë në treg një telefon që paloset si libër, me ekran 7.3 inç. Telefoni i palosur, është cilësuar nga kritikët e teknologjisë, si ideja më interesante e dizajnimit të telefonave për vite me radhë.

Të gjithë e dimë se telefonat android ngjajnë si një pllakë qelqi e madhe, por pamja e Samsung Infinity Flex do të ndryshojë perceptimin tonë përgjithmonë.

Samung Infinity Flex

Gjigandi korean i elektronikës tregoi teknologjinë e re te ekranit në konferencën vjetore në San Francisko. Shefi ekzekutiv i kompanisë, thotë se një ekran i madh është gjithmonë më funksional.

“Nëse do të na duhej një ekran i madh, atëherë mund të merrnim një tablet, kështu që vendosëm të krijojmë një telefon të ri i cili do të ketë një ekran që përthyhet në mënyrë që të përdoret më lehtë,” shton Koh.

Telefoni i palosur, ka një ekran në pjesën e përparme dhe ndërkohë që hapet, ekrani bëhet i sheshtë dhe shfaq aplikacionet si të gjithë telefonat android normalë.

Koh tha se Samsung ka pasur ekranet OLED për vite, por ata kanë qenë të fiksuar pas qelqit. Ekrani i brendshëm i telefonit që paloset përdor një lloj tjetër të materialit transparent të përbërë nga polimeri që mund të përballojë hapjen ose mbylljen e telefonit minimumi 300.000 herë.

DJ Koh, shefi ekzekutiv i kompanisë Samsung

“Është koha për një telefon të ri,” thotë Koh.

Samsung kërkoi gjithashtu ndihmë nga Google, pasi duhet të ndryshohet edhe softueri që kontrollon telefonin.

"Ka shumë sfida që duhet t’i kapërcejmë së bashku," tha Koh.

Sipas Justin Denison, zëvendës president i “Samsung Electronics America”, qasja bashkëpunuese gjithashtu e bën Samsung të ndryshëm nga kompanitë e tjera. /The Washington Post/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë