Teknologji

Samsung Galaxy S20 do të dalë në treg dhe as koronavirusi nuk e ndalon

Samsung është duke nxjerrë në treg tre modelet e fundit të smartfonve të saj. Galaxy S20 do të jetë një telefon që do t’u bëjë të gjithë të ndjeheni si fotografë profesionistë. Prodhuesit po planifikonin daljen në treg të celularit gjatë javëve të ardhshme, por përhapja e koronavirusit paraqet një kërcënim në shitjen e tij.
“Virusi do të ndikojë në zinxhirin e shitjeve të telefonit,” tha Ben Wood nga kompania hulumtuese CCS Insight.
Shumë fabrika në Kinë janë vonuar të rihapen pas pushimeve të Vitit të Ri Kinez, për shkak të frikës së virusit. Samsung nuk ka pasur ndikim të madh në shitje krahasuar me rivalet, pasi janë të paktë konsumatorët kinez që blejnë telefona Samsung.

Ndërkohë kompania hulumtuese “TrendForce”, ende parashikon që virusi do të bëjë që firma e Koresë së Jugut të prodhojë 3 për qind më pak pajisje sesa mendohej.
“Unë pres që të kemi disa vonesa në shitjen e aparateve të reja,” shprehet Francisco Jeronimo, një analist në IDC.
Ekzistojnë tre variante aparateve S20 të reja.
Modeli bazë S20 me një ekran 6.2 in. Ka tre kamera të pasme me një lente 64 megapiksel dhe kamerat të më parme 12 megapiksel, i cili kushton 999 dollarë.

Modeli S20 + që ka një ekran 6.7 inç dhe ka një model më të mirë të kamerave se modeli bazë S20, me çmim 1,199 dollarë.
Modeli S20 Ultra që ka një ekran 6.9 inç. Lentet e telefonit janë 48 megapiksel por lentet me kënd të gjerë janë 108MP, me çmim 1.399 dollarë.
Telefonat gjithashtu do të prezantojnë modelin “Single Take” dhe Samsung tha që programi do të përdorë inteligjencën artificiale për të realizuar video të ndryshme.
Gjithashtu telefonat janë ndër të parët që janë në gjendje të regjistrojnë në rezolucion 8K , katër herë më shumë pixel sesa 4K që e kanë telefonat e tjerë.

Më Shumë