Analize

Samiti i Poznanit, a do të kthehet Rama i zhgënjyer në shtëpi?

Kryeministri Edi Rama dhe liderët e tjera të Ballkanit Perëndimor janë nisur sot drejt Polonisë për të marrë pjesë në samitin e Poznanit, ku kreu i qeverisë shqiptare pret të marrë një sinjal të mirë për hapjen e negociatave në tetor por edhe një sinjal zgjidhjeje për krizën aktuale politike në vend. Por a do të kthehen ai dhe kryeministri maqedonas Zoran Zaev të zhgënjyer në shtëpi, ashtu siç ka ndohur pas të gjitha takimeve të muajve të fundit dhe cilat janë pritshmërinë e këtij samiti?

Samiti në Poznan duket se merr një rëndësi edhe më të madhe pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale në vendin tonë, pasi të gjitha palët politike janë më sytë nga ndërkombëtarët për daljen nga kriza. Ai do të jetë gjithashtu edhe një mundësi e mirë për të parë qëndrimin e kancelares gjermane Angela Merkel ndaj hapjes së negociatave me Shkupin dhe Tiranën në qershor.

Samiti i Ballkanit Perëndimor ka të ngjarë të hyjë në librat e historisë si ngjarja e fundit e organizuar në kuadër të të ashtuquajturit Procesit i Berlinit, një program i hartuar nga Gjermania për të përforcuar pranimin e Ballkanit në BE. Por Procesi i Berlinit, njësoj si ideja e zgjerimit të BE në Ballkan, është frenuar gjatë viteve, për shkak të thellimit të problemeve politike në Ballkan dhe bllokadave nga BE-ja.

Udhëheqësit e BE-së tani përballen me tre mundësi zgjedhjeje: të përpiqen të ruajnë iluzionin e anëtarësimit edhe  për një periudhë tjetër, të fajësojnë vendet e Ballkanit dhe i lënë të gjithë të shkojnë rrugët e tyre të ndara; ose të pranojë humbjen, të përballet me gabimet dhe të dalë me një plan më të mirë për rajonit.

I pari që hapi samitin ishte Komisioneri i BE-së, Johannes Hahn, i cili u ndal tek çështjen e taksës që Kosova ka vënë për produktet serbe dhe boshnjake, duke bërë thirrje kjo çështje që të zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur, njofton Klan Kosova.

“Ne shpresojmë që të nënshkruajmë këtu në Poznan disa marrëveshje për të liberalizuar tregtinë dhe për të lehtësuar shërbimet. Ne kundërshtojmë fuqimisht imponimin e barrierave tregtare si një mjet për presion politik “.

Ai shtoi se krerët e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë drejt marrëdhënieve të mira fqinjësore, bashkëpunimit rajonal dhe pajtimit kuptimplotë pasi ato janë kushte për t’u bashkuar me BE-në.

Hahn duket se dha edhe një mesazh për vendin tonë, duke thënë se I gjithë rajoni duhet të ndjekë shembullin e Maqedonisë së Veriut dhe të rrisë ritmin e reformave, veçanërisht në sundimin e ligjit.

Zgjerimi si një nga temat kryesore

Pengesat e shuarjes së shpresave të zgjerimit u dukën qartë në samitit të fundit të Ballkanit Perëndimor, që u mbajt gushtin e kaluar në Londër. Ato u zbuluan më tej në dobësimin e vazhdueshëm të perspektivës së angazhimit të BE në Ballkan në muajt në vazhdim dhe u konfirmuan përfundimisht dhe zyrtarisht nga Presidenti francez Emmanuel Macron të hënën.

I frustruar nga mosarritja e një marrëveshjeje për postet kryesore të BE-së, pas zgjedhjeve të fundit të Parlamentit Europian, Macron hodhi poshtë anëtarësimin e Ballkanit. "Unë do të refuzoj çdo lloj zgjerimi përpara reformimir të thellë të funksionimit tonë institucional", tha ai.

Emmanuel Macron

Por Gjermania sërish përpoq përsëri ta shpëtojë perpektivën e anëtarësimit të rajonit. Në një deklaratë në gazetën e Malit të Zi “Pobjeda” të martën, zyra e kancelares Angela Markel theksoi se "Gjermania qëndron fort pas perspektivës europiane për Ballkanin Perëndimor dhe mbështet vendet e rajonit në përpjekjet e tyre për reforma".

Por në biseda joformale, të gjithë diplomatët dhe zyrtarët e BE pranojnë se perspektiva e zgjerimit të BE në Ballkan është hequr efektivisht nga tryeza dhe se disa vende anëtare do të konsideronin seriozisht pranimin e çdo anëtari të ri të BE në të ardhmen e parashikueshme.

Në kohën e rritjes së ndarjeve politike, si në BE dhe në Ballkan, sidomos me krizën politike në Shqipëri, asnjëra palë nuk duket më e përqendruar tek zgjerimi. Ndërkohë që krerët e Ballkanit ngurrojnë të ndërmarrin reforma të vështira pa një perspektivë më të qartë të anëtarësimit në BE, zyrtarët e BE-së kanë mungesë interesi për të vazhduar përpjekjet për reformimin  Ballkanit.

Fakti që Franca, Holanda dhe disa vende të tjera anëtare të BE janë të vendosur për të bllokuar zgjerimin e ardhshëm për momentin, nëse jo përgjithmonë,ka qenë i njohur për muaj me radhë.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, ideja e zgjerimit të vazhdueshëm të BE u mbajt në jetë nga vendosmëria e Merkeli, një nga disa zyrtarët evropianë që ka qenë në dijeni të rreziqeve që do të krijonte kolapsi përfundimtar i procesit të pranimit në Ballkan dhe në Europë.

Megjithatë, edhe Gjermania nuk ka qenë në gjendje ta cojë përpara e vetme këtë ide. Në fillim të qershorit, Bundestagu Gjerman nuk arriti të japë dritën e gjelbër fillimin e negociatave të BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, veçanërisht pas marrëveshjes së saj historike me Greqinë.

Kohët e fundit, zyrtarë dhe diplomatë të ndryshëm të BE-së thanë se udhëheqësit e BE-së tani ishin afër arritjes së një marrëveshje për "shkëputjen" e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nga procesi i anëtarësimit. Kjo mund të nënkuptojë që Maqedonia më në fund do të marrë një datë për fillimin e negociatave BE në tetor, por jo Shqipëria.  Kjo do të shtonte edhe më shumë krizën politike ne vendin tonë, sidomos nëse marrim parasysh se më 13 tetor, pak para vendimit për negociatat, opozita po kërkon zgjedhje të reja.

Angela Merkel

Samiti Poznanit vjen pas anulimit të samitit të Parisit, i cili duhej të mbahej në Paris më 1 korrik dhe të sillte disa ide konkrete për rifillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ajo u anulua pa asnjë shpjegim zyrtar. Diplomatët perëndimorë thanë për mediat në rajon se ishte anuluar sepse Franca dhe Gjermania kishin pak energji për të diskutuar zgjerimin dhe ishin të zëna me problemet e tyre të brendshme, të cilat dolën në sipërfaqe pas zgjedhjeve evropiane në maj.

Dhe ndërkohë që gjurmët e fundit të perspektivës europuane për Ballkanin duket se po zhduken, takimi i ardhshëm i Ballkanit Perëndimor në Poznan duket i destinuar të dështojë.

Pak zyrtarë vendas ose ndërkombëtarë kanë ndonjë shpresë, ndërkohë që mediat e Ballkanit dhe BE-së e kanë injoruar. Disa zyrtarë mund të përpiqen të kuptojnë gjatë këtij samiti se cilat janë pasojat e mundshme të mbajtjet se rajonit në “dhomën e pritjes”.

Megjithatë, zyrtarët e BE-së duket se kanë humbur të gjithë kujtesën institucionale të paraardhësve të tyre që nga fundi i viteve 1990, të cilët, pas shpërbërjes së dhunshme të ish-Jugosllavisë, kuptuan se anëtarësimi i shpejtë i Ballkanit ishte vendimtar, jo vetëm për të transformuar shoqërinë, por edhe për parandalimin e konflikteve të reja etnike në rajon.

Dobësimi i opsionit të vetëm të sigurt ka inkurajuar tashmë një ringjallje të ideve nacionaliste dhe populiste në të gjithë rajonin gjatë vitit të kaluar.

Ndërkohë, angazhimi i SHBA në Ballkan është gjithashtu në rënie, për shkak të rebusit të brendshëm të Amerikës. Qasja e administratës së Trump ndaj shumicës së sfidave të politikës së jashtme, përveç Iranit, po ballafaqohet me përpjekjet e Kongresit për të ruajtur qasjet e vjetra dhe proaktive të administratës Clinton dhe Obama.

Dobësimi i influencës së BE-së dhe SHBA-së në rajon ka krijuar gjithashtu një vakum të fuqisë, të cilin Rusia, Turqia, Kina, shtetet e Gjirit dhe aktorët e tjerë të huaj kanë përdorur për të forcuar pozicionet e tyre. Të gjitha këto interesa të huaja divergjente dhe shpesh kontradiktore kanë filluar të ndërthuren gjithnjë e më shumë me lojtarët lokalë të fuqisë.

Rajoni po përjeton një rilindje të rrezikshme të tensioneve etnike, politike, ekonomike dhe sociale, duke vendosur shqiptarët, kroatët, boshnjakët, maqedonasit, malazezët dhe serbët kundër njëri tjetrit.

Shenjat e telashe përfshijnë iniciativat e reja separatiste serbe në Bosnje, rritjen e armiqësive midis Serbisë dhe Kosovës dhe protesta politike në Shqipëri, Mal të Zi dhe Slloveni. 

Ndërkohë, zyrtarët dhe diplomatët e BE-së janë ende shumë të ndarë për mënyrën se si të merren me Ballkanin, në kohën e humbjes evidente të perspektivës së saj në BE.

Udhëheqësit si Presidenti francez Macron, shpallin publikisht përfundimin e zgjerimit, të paktën tani për tani, dhe po propozojnë një marrëdhënie të re me Ballkanin. Në vend të aderimit, ata përdorin fjalët si "partneritet" ose "bashkëpunim".

Kjo taktikë rrezikon të shkaktojë një protestë dhe krizë në Ballkan kur e vërteta shpallet publikisht. Ekspertët thonë se kjo mund të ndodhë gjatë samitittë Poznanës.

Cila është agjenda e samitit?

Forcimi i shoqërisë civile, bashkëpunimi, politika e zgjerimit e BE-së dhe zhvillimi i procesit të Berlinit do të jenë disa nga temat e Samitit të Ballkanit Perëndimor në Poznań, i cili përbëhet Forumi i Shoqërisë Civile, Forumi i Biznesit, Takimet Ministrore dhe Samiti i Liderëve.

Një forum ekspertësh diskutoi më tre korrik arritjet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet Komisioni i ri Europian lidhur me politikën e zgjerimit të BE dhe zhvillimin e Procesit të Berlinit.

"Takimi i Ballkanit Perëndimor po zhvillohet në një kohë kur po ndryshon përbërja e ekzekutivit evropian për pesë vitet e ardhshme dhe ky vendim do të formësojë prioritetet e reja strategjike të politikës së BE-së drejt Ballkani”, deklaroi Maciej Popoëski, Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm për Politikat e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit.

Ndërkohë, forumi i Shoqërisë Civile po zhvillohet më 4 korrik dhe përfaqëson një nga katër prioritetet  në Procesin e Berlinit. Prandaj, shumë ekspertë dhe aktivistë do të mblidhen për të diskutuar, nga një këndvështrim më i gjerë, të ardhmen dhe gjendjen aktuale të rajonit.

Ata do të flasin për rritja e përpjekjeve transformuese rajonale për të çuar përpara rrugën e integrimit në BE, iniciativat lokale për zgjidhjen e problemeve rajonale, dezinformimin dhe kërcënimet hibride për demokraci si dhe luftën kundër korrupsionit.  Gjithashtu, më 4 korrik ministrat e Punëve të Jashtme do të kenë takime dypalëshe dhe shumëpalëshe, ndërkohë që samiti i krerëve të Ballkanit Perëndimor do të mbahet të premten, më 5 korrik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë