Kroacia është e bindur se samiti midis liderëve të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në maj të vitit të ardhshëm, do të përcaktojë edhe rrugën që do të marrë rajoni për dekadën e ardhshme. Sipas kryeministrit kroat Andrej Plenkovikov, samiti i majit, kur është shtyrë edhe hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të rezultojë me vendime që do të përcakojnë të ardhshmen e marrëdhënieve BE-Ballkan për 10 vitet e ardhshme.
Duke folur në hapjen e kongresit të Partisë Popullore Evropiane (EPP ), sot në Zagreb, Plenkoviç tha se Kroacia i ka propozuar anëtarëve të tjerë të familjes europiane dy rezoluta në lidhje me zgjerimin dhe hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Kryeministri i Kroacisë deklaroi se shumica e vendeve ishin në favor të hapjes së negociatave muajin e kaluar dhe se kundërshtimi erdhi nga qeveritë socialiste dhe liberale dhe jo nga anëtarët e PPE.
"Kjo është pak e çuditshme, pasi qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë janë qeveri socialiste", tha Plenkoviç.
Duke komentuar propozimin francez për të reformuar procesin e bisedimeve, Plenkoviç theksoi se metodologjia aktuale e bisedimeve ofron mundësi për të pezulluar kapitujt e negociatave dhe hapjen e atyre që janë mbyllur përkohësisht, gjë që zgjidh shqetësimin e Francës.
Kroacia do të mbajë Presidencën e saj të parë të Këshillit të BE-së që nga janari deri në qershor të vitit 2020, dhe Samiti BE-Ballkan Perëndimor në maj u përshkrua nga Kryeministri si një nga pikat më të rëndësishme për Presidencën i vendit të tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.