Politike

Samiti është mbledhur për luftën në Ukrainë, por Serbia ka tre kërkesa që lidhen me Rusinë dhe Kosovën  

Tirana po pret samitin e parë Ukrainë-Evropë Juglindore, ku po merr pjesë edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pritet të diskutojnë për luftën në Ukrainë dhe pasojat e saj.

Ende nuk ka marrëveshje për tekstin e një deklarate që do të miratohet në fund të samitit, raporton agjencia më e madhe serbe Tanjug.

Burimet e Tanjug thanë se Serbia do të kërkojë ndryshimin e tre pikave në deklaratën finale ku fokusi është te Kosova, por edhe shmangia e përplasjeve me Rusinë.

Sipas Tanjug, pika e parë që do të kërkohet të ndryshohet ka të bëjë me Sanksionet ndaj Federatës së Rusisë.

Pika e dytë lidhet me shprehjen “ndikimi malinj i federatës ruse në rajon” dhe pika e tretë lidhet me Kosovën, e cila sipas Serbisë nuk duhet të konsiderohet shtet në deklaratën finale të Samitit.

Sipas medias serbe, në tekst duhet të eliminohet termi "vendet" dhe të zëvendësohet me "Gjashtë Ballkani Perëndimor" për shkak të Kosovës, të cilës Serbia nuk do t'i referohet si shtet.

Në samit kanë marrë pjesë edhe presidentja e Moldavisë Maia Sandu, presidenti malazez Jakov Milatovic, kryeministri kroat Andrej Plenkoviç, presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, kryetarja e institucioneve të përkohshme në Prishtinë Vjosa Osmani dhe kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Borjana Kristo.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë