Njerez

Sam Smith kërkon që t’i drejtohen me “ju” pasi nuk ka gjini

Ylli i pop-it Sam Smith ka pranuar që nuk ka një gjini dhe u ka kërkuar njerëzve t'i drejtohen me përemrat ju/ata. Smith, i cili është 27 vjeç, shkroi në instagram: “Pasi kam qënë në luftë gjatë gjithë jetës me gjininë time, kam vendosur ta pranoj veten për atë që jam, brenda dhe jashtë”.

Në një intervistë me Jameela Jamil e cila u publikua në muajin mars, Smith tha : “Nuk jam mashkull apo femër, mendoj që jam diku në mes. Është e gjitha mbi përcaktimin që i jep”. Smith e përshkroi të qënit pa gjini si “vetëkrijimi yt special”.

Në postimin e tyre në instagram, Smith tha se ata nuk ishin “akoma në vendin e duhur për të folur më gjatë mbi çka do të thotë të qënit pa gjini”, por qëllimi i tyre ishte të ishin “të dukshëm dhe të hapur”.

Smith premtoi tu përgjigjej pyetjeve që fansat mund të kishin dhe citoi “aktivistët dhe liderët e komuniteteve trans apo pa gjini” që kishin ndihmuar në kuptimin e identitetit e tyre, përkrah tyre dhe aktorja Laverne Cox, modelja Munroe Bergdorf dhe shoqatat e bamirësive si Stonewall, Glaad dhe Mermaids.

Protesta nga shoqata Stonewall

Smith tha se ata ishin “shumë të frikësuar por ndiheshin super të lirë tani” dhe u kërkoi fansave të ishin të sjellshëm dhe të mos i drejtoheshin atyre me një gjini të caktuar. “Shpresoj që ju të më shihni siç e shoh unë veten tani”, shkruan ata. Toryn Galvin, menaxheri I komunitetit trans në Stonewall, tha për BBC : “Ne jemi mirënjohës që Smith ndihet i aftë të flasi hapur për identitetin e tyre, dhe pikëpamja e tyre do ketë një mpakt të madh në shumë njerëz pa gjini”.

“Fatkeqësisht ne e dimë që është akoma shumë e vështirë për njerëzit që të jenë të hapur dhe të pranohen për atë që janë, dhe ne do vazhdojmë ti përkrahim derisa çdo person i LGBT të pranohet pa asnjë përjashtim”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë