Drejtësia

Sali Berisha mungon në gjyq, shtyhet seanca kundër të riut që e goditi me grusht në 6 dhjetor

Gjykata e Tiranës shtyn për në 20 korrik seancën ndaj Gerti Shehut, personi që grushtoi ish-kryeministrin Sali Berisha më 6 dhjetor te vitit te kaluar.

Shkak për shtyrjen u bë mosparaqitja në seancë e viktimës së veprës penale, të dëmtuarit Sali Berisha, prani e kërkuar nga Kodi i Procedurës Penale.

Prokuroria ka kërkuar shtrim të detyrueshëm në spitalin psikiatrik të Shehut. Gjykata ripërsëriti njoftimin e të dëmtuarit  Berisha për tu paraqitur në seancën e radhës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë