Drejtësia

Sali Berisha kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, seanca do të mbahet në 4 mars

Gazeta Si - GJKKO ka vendosur ta shqyrtojë kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për ndryshim të masës së sigurisë më datën 4 mars në orën 11:00.

Seanca e të martës, 27 shkurt, u shty për shkak se gjyqtarja Irena Beqiraj ishte në një proces tjetër, i cili zgjati përtej përfundimit të orarit zyrtar të punës në gjykatë.

Berisha kërkoi heqjen e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”. Ai ndodhet në këtë masë që prej 30 dhjetorit të vitit 2023, pasi është i dyshuar për korrupsion në çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv "Partizani".

Sipas SPAK, ish-kryeministri dyshohet se ka favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, i cili njësoj si Berisha po mbahet në "arrest shtëpie" për akuzën e korrupsionit aktiv dhe pastrimit të parave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë