Motosport

Sainz regjistron kohën më të mirë në Singapor, kualifikuese makthi për Red Bull-in

Gazeta Si - Karlos Sainz i papërmbajtshëm në Singapor, ku nesër do të niset i pari. Piloti spanjoll regjistroi kohën më të mirë, me 1 minutë, 30 sekonda e 984 të mijëtat, duke mundur me 72 të mijëtat Xhorxh Rasëll dhe 79 të mijëtat shokun e skuadrës Sharl Leklerk.

Lando Norris ka kompletuar rreshtin e dytë, kunse në rreshtin e tretë do të nisen Ljuis Hemilton dhe Kevin Magnusen me Has. Kualifikuese makthi për Red Bull-in, të dyja makinat jashtë. Vershtapen do të niset nga vendi i 11-të, por është nën hetim nga drejtuesit e garës për tre episode.

Kualifikuese pjesërisht zhgënjyese edhe për Fernando Alonson, që nuk shkoi më shumë se vendi i 7-të, kështu që niset nga rreshti i 4-t, në krah të Esteban Okon me Alpine. Mbyllin 10-shen e parë në nisje të garës së nesërme Niko Hulkenberg dhe Liam Lauson.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë