Motosport

Sainz përplaset me murin me mbi 200 km/h në Abu Dhabi, dëme vetëm për Ferrarin

Gazeta Si – Probleme për Ferrarin në Jas Marina, ku zhvillohet gara e radhës e Botërorit 2023. Makina SF-23 e Karlos Sainz është përplasur me murin me një shpejtësi mbi 200 km/h gjatë provave të lira 2.

Përplasja ndodhi vetëm 9 minuta pasi kishte nisur sesioni dhe për fat të mirë, ishte pa pasoja për pilotin spanjoll të skuderisë italiane. Makina ka pësuar dëme të konsiderueshme. Ferrari përfundoi jashtë piste pas një bump-i (kërcim në asfalt) që shkaktoi incidentin.

Në Abu Dhabi zhvillohet gara e fundit e Botërorit, ku Ferrari është në garë me Mercedesin për vendin e dytë në klasifikimin e konstruktorëve. Titullin kampion Maks Vershtapen e ka fituar prej javësh, por ai vazhdon të fitojë garat.

Holandezi ka deklaruar së fundi se ka shumë gara në cirkuite qytetesh dhe shumë gara Sprint, që mund ta detyrojnë të heqë dorë nga Formula 1.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë