Motosport

Sainz duhet të operohet, humbet garën e Arabisë! Ferrari e zëvendëson me një 18-vjeçar

Gazeta Si – Karlos Sainz nuk do të garojë në Çmimin e Madh të Arabisë Saudite. Spanjolli duhet të kryejë një operacion për apendicitin, kështu që e ka humbur garën e dytë të Botërorit 2024.

Lajmi është konfirmuar nga Ferrari me një postim në rrjetet sociale, ku bën të ditur gjendjen shëndetësore të Sainz. Ai kishte ndjerë shqetësime të mërkurën e 6 marsit dhe sot është bërë me dije se duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

Oliver Bearman

Vendin e spanjollit do ta marrë piloti rezervë Oliver Bearman, që në këtë mënyrë nuk do të marrë pjesë në garat e Formula 2. Piloti anglez, i vitlindjes 2005, është produkt i ‘Driver Academy’ të Ferrarit.

Ferrari shpreson që Karlos Sainz të rikuperohet për garën e ardhshme në Australi, më 28 mars, por sigurisht që situata do të vlerësohet ditë pas dite, pas operacionit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë