Lajme

Saimir Tahiri zyrtarizon largimin si deputet, dorëzon mandatin në Kuvend

Ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka dorëzuar zyrtarisht në Kuvend mandatin e deputetit, një ditë pasi bëri publik vendimin për t’u larguar.

Përmes një shkrese zyrtare, Tahiri kërkon nisjen e procedurave për heqjen e mandatit të deputetit.

Kuvendi pritet t’ia kalojë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dorëheqjen e Tahirit, që të bëhet zëvendësimi me kandidatin pasardhës në listën shumemërore të Partisë Socialiste, që në rastin aktual është Spartak Braho. Ky i fundit zhvilloi një takim gjatë paradites me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruci, por ende nuk dihet vendimi i tij, nëse do të jetë ose jo pjesë e Parlamentit, në vend të Tahirit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë