Futboll

Sadiku pranë rikthimit në Shqipëri, derbi Tirana-Partizani për sulmuesin

Sadiku pranë rikthimit në Shqipëri, ka një derbi mes Tiranës dhe Partizanit për sulmuesin
Gazeta Si – Pas gati 12 vjetësh, sulmuesi i Kombëtares, Armando Sadiku, mund të kthehet në futbollin shqiptar. Nëse ai vendos përfundimisht për rikthimin, mund të zgjedhë mes fanellës së Tiranës dhe Partizanit.

Ka një derbi në merkato për sulmuesin 32-vjeçar, i cili së fundi është rikthyer në Kombëtare nga trajneri Silvinjo, pas kishte munguar për një kohë të gjatë. Sadiku ka mbyllur bashkëpunimin me skuadrën e fundit, Kartagjenën në Spanjë. Tani kërkon një sfidë të re në fundin e karrierës.

Sadikue feston golin e Muçit bashke me Mehmetin dhe Baren. Gazeta Si, 22 qershor 2023

Si Partizani, ashtu edhe Tirana, po kërkojnë një qendërsumlues me eksperiencë dhe Sadiku shihet si një alternativë e mirë, edhe pse mund të ketë kosto të lartë. Këto ditë do të jenë vendimtare për të ardhmen e lojtarit.

Në futbollin shqiptar Sadiku ka veshur fanellat e Turbinës, Gramozit dhe Elbasanit. Ai ka kaluar shumë skuadra në karrierë, duke e provuar fatin në Zvicër dhe Spanjë me disa skuadra të ndryshme, por ka luajtur edhe në Poloni, Turqi, madje edhe në Amerikën e Jugut.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë