Histori

Sabotime, atentate dhe shpërthime, 20 vjet luftë sekrete kundër Iranit

Goditja e një bombe tronditëse në një park në veri të Teheranit. Përpjekjet e mundshme të hakerëve në kompjuterët e rrjetit hekurudhor. Thashethemet, mohimet dhe denoncimet e pakontrollueshme nga zyrtarët mbi veprimin e armiqve, në veçanti nga ana e Mossad-it (Shërbimi Sekret Izraelit).

Irani sigurisht që është një shënjestër, por edhe një teatër. Një shënjestër, sepse kundërshtarët e tij janë të vendosur të ngadalësojnë programet e tij të luftës, nga ato bërthamore, te raketat. 

Një teatër, sepse është skena e veprimeve reale, por edhe e fakteve që nuk janë gjithmonë të qarta dhe të tjerat interpretohen sipas interesit të momentit. 

Një veprim dashakeq bëhet aksident dhe anasjellas. Dhe nëse për një kohë të gjatë, mullahët mohuan provat, ata më pas ndryshuan qëndrimet, duke treguar fajtorët e dyshuar. Zakonisht janë izraelitët, të cilët, nga ana tjetër, e kanë mbajtur lojën gjithnjë të gjallë. 

Forcat ushtarake iraniane, me portretet e liderëve të vrarë gjatë dekadave të fundit

Për arsye të politikës së brendshme, iranianët kanë amplifikuar efektet, pasojë e luftës midis palëve, xhelozive në radhët e sigurisë, paqëndrueshmërisë së një shteti nën rrethim për dekada.

Republika Islamike lindi nga një revolucion i ndjekur nga spastrime të përgjakshme dhe i shënjuar menjëherë nga ngjarje traumatike. Një mbi të gjitha: më 28 qershor 1981, një bombë vret Mohammed Beheshtin, një nga figurat më të rëndësishme të regjimit dhe dhjetëra personalitete. Një masakër e kryer nga kundërshtarët, por që është shoqëruar gjithmonë me hije. 

Një precedent vetëm për të treguar një të kaluar të trazuar. Fraktura që mund të bëhen transparente me kalimin e kohës. 

Me drejtuesit të cilët, në bazë të agjendave personale, përshkruajnë infiltrimin në tone të alarmuara. I fundit që e bëri këtë, ishte ish-ministri i Inteligjencës, Alì Younesi: "Ata kanë arritur të depërtojnë në shumë sektorë, deri në pikën që autoritetet të kenë frikë për jetën e tyre". 

Ish-gjenerali Qasem Soleimani, i vrarë në 7 janar 2020 në aeroportin e Baghdadit

Një reflektim i momentit më të vështirë, me vrasjen e “babait” të programit atomik, Mohsen Fakhrizadeh, vitin e shkuar. 

Për shumë specialistë të inteligjencës dhe politikës së jashtme, pika e kthesës vjen në shtator 2002, kur Meir Dagan, caktohet nga Ariel Sharon si drejtor i Mossad-it. 

Dhe ish-bashkëluftëtari i kryeministrit izraelit, fillon një strategji kundër Teheranit. Ai autorizon përdorimin e elementëve të huaj - anëtarë të opozitës iraniane - vendos marrëdhënie veprimi me këdo që dëshiron të ndihmojë në mision, lëviz paralelisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Kjo gjithashtu kërkon më shumë fleksibilitet nga ana e inteligjencës: mbledhja e informacionit duhet të zgjidhet dhe të dhënat të përdoren sa më shpejt të jetë e mundur për të goditur. 

Bëhet fjalë për shumë kohë më parë, por linja nuk është prishur kurrë. Për ta bërë atë një seri të pafund pikash, episode që ndahen në tre kategori: sabotim, aksidente të përcaktuara rastësisht, të tjera të padëshifrueshme. 

Mohsen Fakrizadeh, "babai" i programit atomik, i ekzekutuar në Iran nga një komando ushtarake në një atentat të mirëorganizuar

Lufta është shtrirë kohët e fundit në frontin detar, me shkëmbime reciproke të goditjeve. Ajatollahët vuajtën dhe reaguan në një luftë që së pari ishte sekrete, pastaj e hapur.

Një konflikt pa kufij dhe limit. Kjo demonstrohet nga aktakuza nga Prokurori i Nju Jorkut, kundër 4 operativëve iranianë të akuzuar për planifikimin e një plani për rrëmbimin e një gazetareje irano-amerikane, Masih Alinexhad, e cila ka jetuar për disa kohë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ideja më pas u braktis. Kundërshtarët e tjerë në mërgim kanë qenë më pak me fat.

SABOTIME

Shtator 2010 (Teheran)

Sulm ndaj sistemit nuklear iranianme cyber-virus Stuxnet, nga SHBA-të dhe Izraeli

11 dhjetor 2011 (Yazd)

Dëme në një fabrikë çeliku në Yazd. Autoritetet flasin për një problem teknik, por një deputet pohon për prani të municioneve mes skrapit për shkrirje

29 gusht 2019 (Teheran)

Dështon një lëshim i raketës “Safir” i lidhur me programin hapësinor

2 korrik 2020 (Natanz)

Sabotim në sitin atomik të Natanzit, që mbart centrifuga për pasurimin e uraniumit

18 korrik 2020 (Sir Bendar)

Dëmtohet tubacioni i naftës në Sir Bendar në Khuzestan

19 korrik 2020 (Isfahan)

Incident në centralin elektrik të Isfahanit

23 maj 2021 (Shahin Shahr)

Zjarr i madh në Shahin Shahr, zonë e Isfahanit. Përfshihet fabrika e eksplozivëve dhe impianti që prodhon dronë

20 qershor 2021 (Busher)

Teherani njofton mbylljen për disa ditë të centralit bërthamor të Busherit për probleme teknike

PERSONA TË ZHDUKUR

7 shkurt 2007 (Stamboll)

Gjenerali iranian Ali Asgari, zhduket gjatë udhëtimit. Arratisje apo rrëmbim?

9 dhjetor 2008 (Busher)

Një ekspert rus, i angazhuar në ndërtimin e centralit bërthamor, të Busherit, zhduket gjatë “një shëtitjeje në mal”. Gjendet më pas i pajetë në rrethana misterioze.

SHPËRTHIME

23 qershor 2021 (Karaj)

Goditet një zyrë e Agjencisë atomike iraniane në Karaj, e lidhur me zhvillimin e centrifugave. Është përdorur një dron i vogël me eksploziv

11 prill 2021 (Natanz)

Në fillim një ‘blackout’, pastaj shpërthimi që shkatërron sistemet e lidhura me centrifugat për pasurimin e uraniumit

4 korrik 2020 (Zargan)

Shpërthim pas një rrjedhjeje klori në një impiant petro-kimik, në Zargan, Khuzestan

30 qershor 2020 (Teheran)

Shpërthim në një impiant Khajir, ku zhvillohen motorët e raketave

26 qershor 2020 (Parkin e Shiraz)

Situatë e dyfishtë në site strategjike. Ka një shpërthim në instilacionin ushtarak të Parkinit dhe një ‘blackout’ në Shiraz pas shpërthimit në centralin elektrik

5 tetor 2014 (Parkin)

Agjencia Fars njofton një shpërthim në kompleksin ushtarak të Parkinit. Verioni zyrtar: ishte incident

Janar 2013 (Qom)

Lajme mbi shpërthim në qendrën atomike të Fordos, rajon i Qom: aksion i kryer nga sabotatorë

28 nëntor 2011 (Isfahan)

Shpërthim në Isfahan. Për burime zyrtare, ka lidhje me stërvitje, por qarkullojnë zëra mbi përfshirjen e impianteve “të ndjeshme”

12 nëntor 2011 (Malard)

Gjenerali Hassan Moqaddam dhe 16 oficerë vriten në një bazë gjatë aktivitetit të lidhur me zhvillimin e raketave

10 dhjetor 2010 (Lorestan)

Shpërthim në kazermën Imam Ali, 40 persona, mes të vdekurve dhe plagosurve. Aksident apo sabotim?

12 tetor 2010 (Khoramabad)

Shpërthen në ajër një depozitë municioni e Rojeve Revolucionare të Khoramabadit

Prill 2006 (Natanz)

Shpërthim në impiantin atomik të Natanzit

VRASJE

Korrik 2001 (Teheran)

Koloneli Ali Mimand, i përfshirë në zhvillimin e raketave, gjendet i pajetë në zyrën e tij

15 janar 2007 (Isfahan)

Vdes Ardeshir Hosseinpur, shkencëtar bërthamor. Dyshohet për helmim me substanca radioaktive

12 janar 2010 (Teheran)

Vritet me një makinë-bombë shkencëtari Massoud Mohammadi

29 nëntor 2010 (Teheran)

Pritë ndaj dy shkencëtarëve bërthamorë në Teheran, Majid Shahriari, vritet nga një bombë magnetike e vendosur në makinën e tij nga disa njerëz që lëviznin me motorë

23 korrik 2011 (Teheran)

Shkëncëtari bërthamor, Dariush Rezaenixhad, vritet në kryeqytet nga një vrasës mbi motor

11 janar 2012 (Teheran)

Vritet në Teheran, Mustafa Ahmadi-Roshan, drejtues i sitit nuklear të Natanzit. Atentatorët ishin mbi motorë para se të aktivizonin një bombë-magnetike

10 nëntor 2013 (Teheran)

Një vrasës i qëllon zv.ministrit të Industrisë, Safdar Abadi në makinën e këtij të fundit

7 janar 2020 (Baghdad, Irak)

Vritet në aeroportin e Baghdadit gjenerali Qasem Soleimani

7 gusht 2020 (Teheran)

Eliminohet në Teheran, Abu Mohammed al Masri, eksponent i lartë i Al Kaedës

27 nëntor 2020 (Absard)

Vritet Mohsen Fakrizadeh, “babai” i programit atomik në Iran: sipas Teheranit, ndaj tij u përdor një mitraloz i telekomanduar “nga izraelitët”

DET

11 maj 2020 

Probleme kompjuterike në portin Shahid Rajaee, ku pati pasoja mbi mbarëvajtjen e punës

15 korrik 2020

Dëmtohen ose shkatërrohen nga zjarri shtatë varka në portin e Busherit. Flakë edhe në fabrikën e aluminit, Lamard, provincë e Fars-it.

Përshtati në shqip: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë