Sa paguhen pilotët e Formula 1? Cilët janë më të paguarit? Sipas të dhënave të “Forbes” referuar vitit 2020, Ljuis Hemilton është më i paguari dhe kjo është normale, pasi bëhet fjalë për kampionin e botës. Pas tij vjen gjermani Sebastain Fetel.
1 – Piloti që fiton më shumë në F.1 është Ljuis Hemilton, të ardhurat e të cilit llogariten në 76 milionë dollarë, ose 62.6 milionë euro. Piloti anglez është konfirmuar te Mercedesi për vitin 2021.
2 - Sebastian Fetel, falë kontratës që kishte firmosur me Ferrarin në vitin 2020, ka fituar 57 milionë dollarë (46.9 milionë euro). Sezonin e ri do të garojë për Aston Martin.
3 - Daniel Riçardo kompleton podin e klasifikimit të pasanikëve të F.1. Në 2020-ën, me Reno, ka fituar 32 milionë dollarë (26.3 milionë euro). Sezonin e ri do të garojë me MekLaren.
4 - Maks Vershtapen vjen menjëherë pas podit. Holandezi i Red Bull-it ka fituar 26 milionë dollarë (21.4 milionë euro. I konfirmuar te Red Bull-i edhe në 2021-shin.
5 - Valteri Botas mban vendin e pestë. Është shok skuadre me Hemiltonin te Mercedesi dhe vitin e fundit ka fituar 15 milionë dollarë (12.3 milionë euro).
6 – Sharl Leklerk ka fituar 15 milionë dollarë te Ferrari vitin e fundit (12.3 milionë euro). Francezi është konfirmuar te skuderia italiane edhe për sezonin e ri.
7 - Kimi Raikonen, pilot i Alfa Romeos, në 2020-ën ka arkëtuar 10 milionë dollarë (8.2 milionë euro). Nuk ndryshon skuadër për sezonin e ri.
8 - Karlos Sainz mban vendin e 8-të të klasifikimit për fitimet në 2020-ën, me 7 milionë dollarë (5.7 milionë euro) të fituar te MekLaren. Në 2021-ën do të garojë me Ferrarin.
9 – Meksikani Serxhio Perez vjen më pas me 6 milionë dollarë (4.94 milionë euro). Në 2021-shin do të garojë me makinë të re, Red Bull.
10 - Esteban Okon ka fituar 6 milionë dollarë te Reno (4.94 milionë euro). I konfirmuar tek e njëjta skuadër edhe për sezonin e ri, por ajo ndryshon emrin dhe bëhet Alpine.
11 - Romain Grosjean, francezi i Haas, ka fituar 3.2 milionë dollarë (2.6 milionë euro). Në 2021-shin do të garojë me IndiKar, Haas do të ketë gjermanin Mik Shumaker dhe rusin Nikita Mazepin.
12 - Kevin Magnusen ka fituar 3.2 milionë dollarë (2.6 milionë euro). Në 2021-shin nuk do të jetë, ka firmosur me Pezhonë për të garuar në Endurance.
13 - Aleksander Albon ka fituar gjithashtu 3.2 milionë dollarë (2.6 milionë euro). Nuk është konfirmuar nga Red Bull-i.
14 - Lando Norris vjen më pas me 2.4 milionë dollarë (1.97 milionë euro) te MekLaren, ku është konfirmuar edhe për sezonin 2021.
15 - Lens Stroll, kanadezi i Racing Point, ka fituar 2.4 milionë dollarë (1.97 milionë euro). I konfirmuar nga kjo skuadër, që tashmë ka ndryshuar emrin në Aston Martin.
16 – Piloti francez Pier Gasli i AlfaTaurit ka fituar 2.4 milionë dollarë (1.97 milionë euro). Është konfirmuar edhe për sezonin e ri.
17 - Danil Kviat ka përfituar 2.4 milionë dollarë (1.97 milionë euro). Nuk është konfirmuar për 2021-shin, në vend të tij ka ardhur japonezi Juki Tsunoda.
18 – Xhorzh Rasëll ka përfituar me makinën Uilliams 1.2 milionë dollarë (989 mijë euro). Në 2021-shin është konfermuar te Uilliams.
19 - Nikolas Latifi ka fituar 1.2 milionë dollarë (989 mijë euro). Edhe për sezonin 2021 është konfirmuar me makinën Uilliams.
20 - Antonio Xhovinaci mbyll klasifikimin me 800 mijë dollarë (rreth 659 mijë euro). Në 2021-shin është konfirmuar tek Alfa Romeo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.