Partia Demokratike e Socialistëve të Malit të Zi synon kalimin në Parlament të një rezolute që parashikon anulimin e vendimeve të Asamblesë Kombëtare të Podgoricës së vitit 1918.
Sipas interpretimit aktual, Asambleja e Madhe Kombëtare e Popullit Serb në Mal të Zi në vitin 1918u organizua në kundërshtim me Kushtetutën dhe sistemin ligjor të Malit të Zi të asaj kohe. Rrjedhojë e këtij ilegjitimiteti është edhe vendimi i rëndësishëm i 26 nëntorit 1918 që sanksionoi shkrirjen e shtetit malazez, bashkimin e tij me Serbinë në një formë unitariste dhe më tej akoma, shkrirjen edhe të identitetit të popullit.
Gazeta malazeze “Pobjeda” raporton se qeverisa Malit të Zi që sugjeron se ky vendim bie ndesh me vetë kushtetutën e Malit të Zi të vitit 1918 pa folur për faktin se ai zhbëri një entitet të njohur ndërkombëtarisht.

Gazeta shton se PDS argumenton se është menduar rezoluta në vend të ligjit për shkak se në vitet 1945 dhe 2006, vendimet e Asamblesë janë fshirë për nga efekti i tyre. Vendimi padyshim që përbën një hap më tej në distancimin e Malit të Zi nga Serbia.
Pak ditë më parë ministri i Jashtëm serb deklaroi se serbët e Malit të Zi jetojnë në kushte shumë të këqija, por me ankesat shekullore serbe mesa duket është mësuar gjithë bota saqë t’i marrë seriozisht.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.