Libra

Sa i gjatë është libri ideal?

Romancieri britanik  E.M. Forster  njëherë u ankua se librat e gjatë “janë zakonisht të mbivlerësuar për shkak se “lexuesi dëshiron t’i bindë të tjerët dhe veten, se nuk e ka çuar kohën dëm”. Për të testuar teorinë e tij, mblodhëm vlerësimet e lexuesve për 737 libra, me etiketimin “letërsi klasike” në Goodreads.com,  një grumbullues përshtypjesh me 80 milionë anëtarë. Paragjykimi drejt librave voluminozë ishte thelbësor. Vëllimet më të hollë,  prej 100 apo 200 faqesh kapnin  vetëm 3.87 nga 5, në shkallë vlerësimi, ndërsa ato mbi njëmijë faqe, kishin vlerësim 4.19.  Më i gjatë, është më i mirë, thotë lexuesi.

Fenomeni që përshkruan Foster, i ngjashëm në letërsi me “Sindromën e Stokholmit” është vetëm një nga shpjegimet e mundshme. Një tjetër paragjykim i të mbijetuarve, ata që e pëlqejnë mjaftueshëm një libër për ta çuar në fund, mund të jenë më të prirë të lënë një përshtypje.

Një e tretë është vlera e mbledhur: një dorë librash më të gjatë se njëmijë faqe janë antologji, që priren të gjykohen në vlerën e tyre totale sesa në cilësinë e secilës pjesë individuale. Shekspiri pretendonte se të rënit shkurt ishte shpirti i mençurisë, por përmbledhjet e veprave të tij janë të vlerësuara me 4.49,  krahasuar me një mesatare prej vetëm 3.8 për dramat e tij individuale.

Të dhënat tregojnë të tjera paragjykime leximi. Recensuesit favorizojnë rrëfenjat moderne mbi ato të vjetrat, me një përjashtim të disa teksteve antike që vazhdojnë të këndellin, si “Arti i Luftës” të Sun Tzusë, “Rrëfenjat e Netëve Arabe” dhe  “Meditimet” e Mark Aurelit. Shumica përbuzin  ata libra  që mësohen në shkollë, por i duan ata që kanë zbuluar në fëmijëri dhe adoleshencë: J.K. Rowling  dhe J.R.R. Tolkien dominojnë majën e renditjeve.

Por përdoruesit e Goodreads nuk janë tallës interneti apo përbindësha anti-intelektualë: letërsia ruse është mes zhanreve më të vlerësuara. Pas muajsh plugimi mes “Ana Karenina” apo “Krim e Ndëshkim” një renditje e mirë është po aq shpërblyese për lexuesin, sa edhe për shkrimtarin.

*Revista 1843/ The Economist


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë