Shendet

Sa efektive janë vaksinat kundrejt variantit Delta?

Varianti indian që tashmë zyrtarisht njihet si variant Delta është krijuar nga përhapja e Covid-19, pasi siç do virus tjetër gabimet e vogla mund të shkaktojnë mutacione edhe më të rrezikshme se sa vetë virusi fillestar.

Shumë prej këtyre ndryshimeve konsiderohen të padëmshme, por disa nga mutacionet mund të krijojnë variante që përhapen më lehtë.

Varianti indian i COVID-19 u zbulua për herë të parë në tetor të vitit të kaluar dhe është përhapur në të gjithë botën, përfshirë edhe vendet e Rajonit të Ballkanit

A funksionojnë vaksinat kundër të dy varianteve?

Shkencëtarët qeveritarë në Konsorciumin Indian SARS-CoV-2 të Gjenetikës dhe Qendrën Kombëtare të Kontrollit të Sëmundjeve publikuar një raport që tregonte se varianti Delta mund të prekë njerëzit që e kishin sëmundjen ose ata që kishin marrë vetëm një dozë vaksine.

Raporti dhe studime të tjera në Britani kanë treguar se vaksinat AstraZeneca dhe Pfizer siguronin një nivel të ngjashëm të mbrojtjes kundër variantit Delta, njejtë me variantet e tjera.  Dy doza AstraZeneca ishin 60 përqind efektive kundër variantit Delta, ndërsa dy doza Pfizer është 88 përqind efektiv.

Në përgjithësi variantet e reja bëhen më të transmetueshme sepse janë të shoqëruar me proteina të cilat nxisin transmetueshmërinë. Raporte të ndryshme nga Mbretëria e Bashkuar dhe India ku varianti Delta është dominues tregojnë se ai është më infektues së të gjithë variantet e mëparshme. 

Sipas Shëndetit Publik në Britani, ky variant mund të jetë 50 -60% përqind më infektues sesa varianti Alpha(variant britanik), kështu që e bën atë deri në dy herë më infektues sesa lloji origjinal. Ndërkaq provat tregojnë se ky variant është më lehtë për t’u pëhapur në mesin e fëmijëve adoleshentë dhe të vegjël. Ekspertët australianë gjithashtu kanë konstatuar se R0, pra përqindja e infektivitetit të variantit Delta është 5. Kjo do të thotë se nëse një person është i infektuar me këtë variant, ai automatikisht mund të infektojë 5 veta të tjerë.

A ndikon ky variant i ri ndryshe tek njerëzit?

Ekspertët shpejgojnë se personat që mund të preken nga ky variant kanë më shumë gjasa për t’u shtruar në spital, pasi ashpërsia dhe transmetueshmëria e është tepër e lartë.

Ditët e fundit autoritetet shëndetësore të Britanisë kanë njoftuar vdekjen e 42 njerëzve deri më tani nga varianti Delta dhe 12 prej tyre kishin rreth 14 ditë që kishin marrë dozën e dytë të vaksinës.

Burimi:The Wall Street Journal/Në shqip Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë