Shendet

Solucion fiziologjik në vend të vaksinës, zbulohen 6 raste në Itali

Në qendrën e vaksinimit “San Biagio” në Pistoia të Italisë, gjashtë personave iu është injektuar solucion fiziologjik në vend të vaksinës anti-Covid të kompanisë “Pfizer”.

Gabimi, shpjegojnë autoritetet shëndetësore, u zbulua kur mjekët kuptuan se ata kishin përdorur një shishkë më pak sesa do të ishte e nevojshme për të vaksinuar njerëzit e regjistruar deri në atë moment, gjithsej 36.

Mediat italiane raportojnë se autoritetet po përpiqen të gjurmojnë personat që kanë marrë gabimisht solucionin fiziologjik në vend të vaksinës.

Vetëm gjashtë persona nuk janë imunizuar, 30 të tjerët nuk kishin probleme. Megjithatë, të gjithëve do t’iu ofrohet një mostër gjaku për t'u siguruar që të identifikojnë të pavaksinuarit. Ata që kanë marrë solucion ​​fiziologjik, nuk rrezikojnë, si dhe nuk kanë pësuar ndonjë dëm.

Autoritetet shëndetësore rajonale, kanë ngritur një ekip për rrezikun klinik për të kryer auditime mbi dinamikën e sesionit dhe për të analizuar çdo pikë të dobët në lidhje me zbatimin e procedurës së vaksinimit.

Nga sa u shpjegua, një operator "gabimisht ka holluar me tretësirë ​​fiziologjike një nga shishet e përdorura. Operacioni i hollimit është kryer në përputhje me rregullat e sterilitetit".

Një muaj më parë, në Toskanë, kishte pasur dy raste të injektimit të një doze të dyfishtë të vaksinës: dy personave, në një qendër vaksinimi në Massa dhe një në Livorno, u ishin dhënë katër doza në vend të njërës prej vaksinave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë