Njerez

Sa e vështirë është të jeni të vërtetë në rrjete sociale?

Për shkak të rrjeteve sociale po shtohen të shqetësuarit, të stresuarit madje edhe ata që vuajnë nga depresioni. Imazhet e pushimeve të mahnitshme, trupat e përsosur dhe shtëpitë e bukura që dikur mbizotëronin në rrjetet sociale, po zëvendësohen me pamjet e jetës reale. Të famshmit dhe influencuesit po ndajnë në rrjete sociale më shumë bagazhin e tyre emocional, por kur adoleshentët të fillojnë të bëjnë të njëjtën gjë, kjo mund të bëhet e rrezikshme.
Vëzhgime nga kompania Caotiv8 Inc, një firmë marketingu, kanë treguar se influencuesit dhe të famshmit kanë përdorur tre herë më shumë fjalën "ankth" se sa në vitin 2016. Gjithashtu ka me mijëra postime ku është përdorur hashtagu "#ndërgjegjsim për shëndetin mendor".
“Për të rinjtë gjithçka rrethohet nga rrjetet sociale. Aty ata kanë ngritur çdo gjë të mirë për trupin e tyre dhe gjendjen emocionale,” tha Jayne Charnesku, themeluese e Front Row Insights & Strategy, një kompani që monitoron sjelljet e individëve në rrjetet sociale.

Sipas tij, gjenerata e sotme janë më të pavarur nga familja dhe kjo gjë i bën të ndjehen ndryshe. Të rinjtë e sotëm janë një gjeneratë gjithëpërfshirëse, me mendje të hapur dhe ndjeshmëria për ta është një “monedhë” sociale.
Ka një sërë kërkimesh që tregojnë se njerëzit po luftojnë gjithnjë e më shumë për shëndetin mendor. Adoleshentët kanë gjetur një mënyrë për t’i shpëtuar këtij problemi. Ata fillojnë të imitojnë njerëzit, që admirojnë dhe kështu u duket vetja më të fuqishëm. Nën këtë rrjedhë ata shikojnë idhujt tyre se si menaxhojnë gjendjen e tyre emocionale dhe iu tregojnë ndjekësve të vetë se askush nuk është i përsosur.
Ajo që adoleshentët mund të mos kuptojnë është se motivimi i influencuesve, për ta bërë këtë nuk është gjithmonë i drejtë. Kur ata ndajnë rrëfime personale, e bëjnë me tendencën për të pasur më shumë ndjekës, pëlqime dhe komente, gjë që rezulton në më shumë sponsorizime. Sipas Captiv8 influencuesit kanë gjasa të kenë më shumë ndjekës, kur postojnë ngjarje reale nga jeta.
Hazel Rodriguez, një balerinë 12-vjeçare nga Napoli, bëri më shumë ndjekës duke treguar ditët kur provat e saj të baletit nuk shkonin edhe aq mirë.

“Kishte muaj e muaj, kur ajo nuk kishte asnjë kërkesë për shoqëri dhe vetëm muajin e fundit, ajo ka mbi 75 ndjekës të rinj.,” tha nëna e saj Gigi Rodriguez, e cila administron llogarinë e saj.
Ndërsa vogëlushja u shpreh e ajo që njerëzit pëlqejnë më shumë është të jenë real. Por ndërsa ka nisur “beteja për të fituar ndjekës”, gjithashtu ka tërhequr vëmendjen e audiencës së gabuar. Nëna e Hazel, e cila shikon të gjitha mesazhet që i vijnë së bijës, thotë se ajo ka marrë mesazhe të panumërta nga njerëz që dyshohet se janë burra që tentojnë të flasin me adoleshentët, pasi ata shkruajnë shpeshherë “unë e di si ndjehesh, mund të flasim bashkë nëse do”.
Përgjithësisht adoleshentët nuk e kuptojnë se personi me të cilin flasin është një i rritur deri në momentin që takohen me të. Ekzistojnë edhe rreziqe te tjera të mbingarkesës emocionale që shumë adoleshentë gjithashtu nuk e parashikojnë, siç është mundësia që disa postime publike të ndikojnë në vendimet e punësimit në të ardhmen.
Kur vajza adoleshente e Helen Nurse i tha asaj se një mik postonte shumë shpesh në rrjete sociale, kur ishte i trishtuar, ajo e këshilloi vajzën e saj, që të mos i komentonte këto postime, por t’i ofronte mbështetjen e saj personale.
Çfarë duhet të bëjnë prindërit?
Ekspertët i këshillojnë prindërit të mos përpiqen të largojnë fëmijët nga rrjetet sociale, sepse kjo do të shkaktojë shumë diskutime në familjen tuaj. Por ka shumë mënyra që fëmijët tuaj të jenë të sigurtë në rrjetet sociale dhe ndër to janë:
- Privatizoni të gjitha rrjetet sociale
- Mësoni kush janë miqtë e tyre vazhdimisht.
- Bisedoni me fëmijët tuaj për gjithçka që ata bëjnë në rrjetet sociale./The Wall Street Journal/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë