Futboll

Sa borxh u kanë klubet futbollistëve? Sindikata ofron mbështetje

Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë ka dalë me një njoftim, ku u bën thirrje çdo futbollisti të kampionatit shqiptar që të vënë në dispozicionin dokumentet e proceseve në FSHF dhe FIFA, në mënyrë që të përcaktohet shifra që klubet shqiptare u detyrohen futbollistëve.

FIFA dhe FIFpro – Sindikata Ndërkombëtare e Futbollistëve Profesionistë – kanë krijuar një fond global për të mbrojtur pagat e lojtarëve. Fondi i FIFA-s për futbollistë (FIFA FFP), do të ofrojë mbështetje financiare për lojtarët të cilët nuk janë paguar dhe nuk do të paguhen nga klubet e tyre.

Njoftimi:

"Të nderuar kolegë futbollistë. Siç jeni në dijeni Sindikata Botërore e Futbollisteve Profesionistë FIFPro ka arritur një marrëveshje me FIFA-n për të lëvruar një fond me anë të cilit do të përballohen një pjesë e pagave të padhëna të Futbollisteve. Me qellim që edhe futbollistët Shqipëtar të mund të përfitojnë nga ky fond kërkojmë nga ana juaj që të na vini në dispozicion vendimet me anë të cilave keni fituar gjyqet në FSHF ose Fifa për pagat e padhëna, bashkë me një kërkesë të bërë nga ana juaj ku të përcaktoni vlerën e detyrimit që klubet e futbollit kanë ndaj jush. Këto dokumente do të dërgohen nga ana jone në departamentin përkatës të FIFPro i cili më pas në bashkëpunim me FIFA-n do të përcaktojnë edhe fondet që mund të vihen në dispozicion të Shqipërisë për të shlyer pagat e padhëna të futbollisteve. Duke ju falënderuar të gjithëve paraprakisht për bashkëpunimin ju uroj suksese, mbarësi në familjet tuaja. Me respekt Andi Lila. @ Tirana, Albania"

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=187615945905515&id=110811526919291

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë