Presidenti rus, Vladimir Putin, ka firmosur dekretin për zgjatjen e sanksioneve deri në fund të vitit 2019 për disa vende.
Ndalimi i importeve ndaj Rusisë prek edhe Shqipërinë.
Më 9 korrik, Bashkimi Europian vendosi shtyrjen e sanksioneve kundër Rusisë, ndërsa Putin është përgjigjur menjëherë në mënyrë reciproke.
Prej 2014, Rusia ka vendosur një sërë kundër-sanksionesh, duke ndaluar importimin e disa mallrave nga SHBA, BE, Australia, Kanadaja, Shqipëria, Mali i Zi, Islanda, Lihtenshtajni dhe Ukraina. Lista e produkteve që janë vendosur në embargo nga Rusia janë; mishi, qumështi, peshku, perimet, etj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.