Gazeta Si – Një gjykatë në Moskë ka urdhëruar arrestimin në mungesë të Yulia Navalnaya-s me akuzën e përfshirjes në një grup ekstremist.
Kështu shkruan agjencia Ria Novosti, duke cituar “shërbimin e shtypit të gjykatës”. Gruaja është e veja Alexei Navalnit, disidentit rus që vdiq në burg më 16 shkurt 2024.
Gjykata “zgjodhi një masë parandaluese në formën e paraburgimit për një periudhë 2 mujore. Afati llogaritet nga momenti i ekstradimit në territorin e Federatës Ruse ose nga momenti i ndalimit në territorin rus”, njofton gjykata. Në platformën “X”, Navalnaya tha: “Vladimir Putin është një vrasës dhe një kriminel lufte”.
Gjykata sqaroi se Navalnaya ishte vendosur në listën e kërkimit ndërkombëtar, sepse ajo “u fsheh nga autoritetet hetuese”.
Gruaja akuzohet për pjesëmarrje në një organizatë ekstremiste. Shërbimi i shtypit i gjykatës i raportoi agjencisë Tass. “Yulia Borisovna u arratis nga hetimi paraprak dhe për këtë arsye është në kërkim”, thuhej në një shënim të gjykatës. Akuza ndaj saj dënohet nga 2 deri në 6 vjet burg.
“Oh, a nuk ka një procedurë normale? Një agjent i huaj, pastaj një çështje penale, pastaj një arrestim?!”, shkruante e veja e kritikut rus Alexei Navalni në një postim në rrjetet sociale X pas lajmit për urdhër-arrestin e lëshuar kundër saj nga një gjykatë në Moskë. “Kur shkruani për këtë, ju lutem mos harroni të shkruani gjënë kryesore, – shtoi ajo – Vladimir Putin është një vrasës dhe një kriminel lufte. Vendi i tij është në burg, dhe jo diku në Hagë, në një qeli komode me një TV, por në Rusi, në të njëjtën koloni dhe në të njëjtën qeli 2 me 3 metra, ku vrau Alexein”.
Navalnaya ndodhet në Gjermani dhe pas vdekjes së bshkëshortit në një burg në Siberi, është zotuar se do të vazhdojë punën e nisur nga ai nga jashtë vendit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.