Bota

Rusia dhe Irani kanë shtënë në dorë të dhënat e votuesve amerikanë

Drejtori i Inteligjencës Amerikane, John Ratcliffe ka ngritur alarmin të mërkurën si Irani ashtu edhe Rusia kanë marrë informacionin e regjistrimit të votuesve amerikane në përpjekje për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Ratcliffe dhe drejtori i FBI-së, Chris Wray thanë se SHBA do të përgjigjej me masa ndëshkuese ndaj çdo vendi të huaj që ndërhynte në zgjedhjet amerikane të 2020.

“Kemi konfirmuar se i njëjti informacion mbi votuesit është në dorë të  Iranit, dhe gjithashtu Rusisë,” tha Ratcliffe gjatë një konference për shtyp.

“Kemi diktuar Iranin duke dërguar emaile me emra të sajuar për të frikësuar votuesit, për të nxitur trazira sociale dhe për të dëmtuar Presidentin Trump”, tha ai të mërkurën në mbrëmje.

Këto të dhëna mund të përdoren nga aktorë të huaj për të provuar t'u komunikojnë informacione të rreme votuesve të regjistruar për të shkaktuar konfuzion, të mbjellin kaos dhe të minojnë besimin tuaj në demokracinë amerikane",tha Ratcliffe.

Ratcliffe tha shumë nga këto emaile kishin për qëllim dëmtimin e Presidentin Donald Trump.

Demokratët dhe një grup i ish zyrtarëve të inteligjencës kanë akuzuar Ratcliffe, një ish-kongresist republikan për de klasifikimin selektiv të inteligjencës në prag të zgjedhjeve për të ndihmuar Trump.

Senatori demokrat Ted Lieu akuzoi Ratcliffe se po përpiqej të minonte besimin e amerikanëve në zgjedhje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë