Ne rrjet

Rusët që organizuan puçin në Mal të Zi helmuan agjentin në Britani

Helmimi i tij bëri që Perëndimi të vendoste sanksione të pashembullta ndaj Moskës por të dyshuarit që sulmuan ish-agjentin rus në Britaninë e Madhe duket se kanë lidhje të ngushta me organizatorët e grushtit të shtetit në Malin e Zi. Mediat britanike shkruajnë se sipas hetuesve, organizatorët e trazirave në Malin e Zi në vitin 2016 mund të ketë lidhje të ngushta me agjentët që helmuan Sergej Skripalin dhe vajzën e tij Julia me lëndë kimike.

Sipas gazetës britanike “Daily Telegraph” numri i serial i pasaportave diplomatike të Aleksandrit Petrov dhe Ruslan Boshirov, dy rusët e dyshuar në Britani, ndryshojnë vetëm me disa shifra nga numri serial i pasaportës diplomatike të Eduard Shishmakov, oficerit rus i GRU-së që dyshohet për organizimin e grushtit në Mali të Zi.

Dy pasaportat ndërkombëtare të rusëve që dyshohet se helmuan Skripal ndryshonin me vetëm 3 shifra nga pasaporta e Shishmakov. Sipas burimeve të inteligjencës britanike, të trija pasaportat u lëshuan për një mision ‘Top Secret’ nga një autoritet rus.

“Tani është zbuluar se ndërmjet kohës që është lëshuar dokumenti i Petrov dhe pasaporta e Shishmakov, nga autoritetet ruse janë dhënë vetëm 26 pasaporta”, shkruan “Telegraph” .

Gazeta thotë do të ishte një rastësi e jashtëzakonshme që pasaportat të jepeshin nga i njëjti autoritet dhe për të njëjtën kategori njerëzish: oficerë inteligjence. Petrov dhe Boshirov shkaktuan zemërim në mbarë Britaninë e Madhe kur  pohuan në një intervistë televizive në Rusi se kishin shkuar në Salisbury për një festë tradicionale në Anglinë qendrore. Madje “The Guardian” vuri në dukje se dy rusët qëndruan në Salisbury vetëm 90 minutash,  kohë mjaft  e shkurtër për të shijuar një festë tradicionale.

Helmimi i Sergej Skripalin dhe vajzës se tij Julia me lëndë kimike.

Sipas hetimit të inteligjencës britanike, Petrov dhe Boshirov vendosën për të fluturuar drejt Mbretërisë së Bashkuar në minutën e fundit dhe ishin treguar të kujdesshëm për të prerë bileta vajtje-ardhje brenda ditës.

 “Inteligjenca britanike mund të konfirmojnë përfundimisht se Aleksandër Petrov dhe Ruslan Boshirov janë zyrtarë aktivë të GRU-së”, shkruan “Telegraph” . Gazeta britanike vë gjithashtu në dukje se Petrov udhëtonte vazhdimisht nëpër Europë. Para helmimit të Skripal, ai kishte vizituar Bjellorusinë, Kazakistanin, Holandën, Zvicrën, Francën dhe Britaninë, ndër vendet e tjera. Skripali dhe vajza e tij u gjetën pa ndjenja në një stol në Salisbury më 4 mars nën dyshimet se ishin helmuar me novichok, një lëndë kimike e përdorur në ish-Bashkimin Sovjetik.

Britania ishte ndër vendet e para që mbështeti qeverinë malazeze në tetor të vitit 2016, pas deklaratave zyrtare se agjentët pro-ruse organizuan grushtin e shtetit për të ndaluar Podgoricën të hynte në NATO.

Si ndodhi grushti i shtetit në Mal  të Zi?

Qëllimet e ndërhyrjes së Moskës në Malin e Zi, janë bërë publike pas një komploti të rëndë, që u demaskua vjeshtën e 2016-ës. Në mesin e tetorit, autoritetet malazeze arrestuan rreth 20 persona mbi një komplot për të rrëzuar qeverinë e Podgoricës dhe vrarë kryeministrin Milo Gjukanoviç, politikanit që sundoi Malin e Zi nga viti 1991.  Më vonë u zbulua se drejtuesit e komplotit ishin dy nacionalistë rusë. Ndërkohë që zyrtarët malazezë ishin të kujdesshëm të mos e drejtonin gishtin nga Kremlini, shumë pyetje mbi atë që ndodhi, po marrin përgjigje.  Dy shtetasit rusë u dëbuan me shpejtësi nga vendi. Disa nga serbët dhe malazezët që janë arrestuar për komplotin, kishin shërbyer me forcat ruse në lindje të Ukrainës, ku beteja e orkestruar nga Moska ka përfshirë edhe përdorimin e mercenarëve të huaj, duke përfshirë edhe nacionalistët sllavë nga lindja. Shërbimet e sigurimit në Ballkan dhe më gjerë dyshojnë se inteligjenca ruse ishte dora e fshehtë prapa komplotit, gjë që duket më se e besueshme duke pasur parasysh shumat e mëdha të parave ‘cash’ dhe mjetet e avancuara të komunikimit, që iu gjetën komplotuesve të grushtit të shtetit.

Kremlini pa dyshim donte të ndalonte Malin e Zi të bashkohej me NATO-n, por të sulmosh parlamentin në Podgoricë dhe të vrasësh kryeministrit e vendit, për të instaluar një qeveri pro-ruse, duket një ‘sjellje e egër’, madje edhe për Vladimir Putin. Tanimë, gati dy vjet më vonë, ka prova të forta se Kremlini fshihej pas komplotit atje. “Komandanti i operacionit ishte  Eduard Shirokov, oficer i shërbimit ushtarak rus të inteligjencës, njësi ushtarake që njihet si ‘GRU’.

Milo Dukanovic 

 Agjencitë e inteligjencës perëndimore kanë ndihmuar autoritetet malazeze në hetim e tyre, veçanërisht agjencitë amerikane dhe britanike, të cilat kanë përpiluar dëshmi mbresëlënëse duke provuar se zyrtarët rus ishin prapa komplotit. Provat e inteligjencës, duke përfshirë thirrjet telefonike dhe emailet e përgjuara, e bëjnë të qartë se Kremlini kishte planifikuar dhe organizuar një operacionin sekret për të mbajtur Malin e Zi jashtë NATO-s. Ky konkluzion është konfirmuar edhe nga burime të Komunitetit të Inteligjencës.

Ekspozimi i veprimeve të paligjshme të Kremlinit në Mal të Zi është një shenjë e mirë që tregon se vendet evropiane janë duke u lodhur nga lojërat e “spiunit Putin”. Para 3 vitesh, komandantët e “lavdishëm” të Vladimir Putin, udhëhoqën aneksimin e  Krimesë dhe operativët e tyre mbeten aktiv në shumë vende, sidomos në Evropë. Verën e kaluar, operativët klandestinë të GRU-së ruse fshiheshin pas disa incidenteve të dhunshme në Francë, ndërsa tetorin e kaluar mbështetja e  tyre për aktivistët e ekstremit të djathtë në Hungari u bë vdekjeprurëse kur një neo-nazist i Gru-së vrau një polic.

Lufta e Perëndimit kundër Putinit do edhe shumë kohë të përfundojë. Në të vërtetë, ajo është ende në fazat e hershme, pasi qeveritë perëndimore dalëngadalë  po pranojnë shtrirjen e aktiviteteve klandestine të Kremlinit, të cilat kanë për qëllim dëmtimin e shoqërve të trazuara ballkanike. Megjithatë, nëse Mali i Zi pati fuqinë për t’u kundërpërgjigjur, duke i bërë thirrje Moskës të paguante për krimet e saj, edhe Perëndimi duhet të jetë në gjendje të mbajë Rusinë jashtë Ballkanit.

Burimet:” The Telegraph”, “Ballkan Insight” 

 

Më Shumë