Lajme

Rrudhen lexuesit shqiptarë, Europa shpenzon për libra mbi 90 miliard euro në vit

Në një kohë kur perceptimi për shifrat e leximit të librave rezulton negativ, Eurostat suprizon me statistika pozitive.

Një qytetar i BE-së ka shpenzuar në vitin 2016 për libra 200 euro.

Në Shqipëri panorama është gri. Statistikat e fundit të 2015-ës nga fondacioni gjerman Friederich Herbert tregojnë se një i ri shqiptar shpenzon 4560 lekë në muaj ose  54720 lekë në vit për veshje e këpucë dhe 540 lekë në muaj ose  6480 në vit për libra.

Të dhënat e INSTAT për 2017-ën tregojnë se  numri i frekuentimeve në Bibliotekën Kombëtare në kryeqytet pothuajse është përgjysmuar gjatë vitit 2017.

Numri i frekuentimeve në Bibliotekën Kombëtare zbriti në 88 mijë, nga mbi 150 mijë që kishte qenë në vitin 2016.

 Shumica e familjeve të Bashkimit Europian shoenzojnë më shumë për libra, gazeta e kancelari se sa në paketa turistike.

Kjo është edhe një nga statistikat e deklaruara me gëzim në muajin prill për të shenjuar Ditën Ndërkombëtare të Librit.

Gjatë një vëzhgimi tek njerëzit e grupmoshës nga 20 në 74 vjeç në 15 vende të Bashkimit Europian në periudhën kohore 2008 - 2015 rezultoi se koha mesatare që shpenzohet për të lexuar libra varion nga dy minuta në ditë në Francë në 13 minuta në Estoni.

Në 2016, familjet në BE kanë shpenzuar mbi 90 miliard euro (107 miliard dollarë) ose 1.1% të totalit të shpenzimeve të tyre në libra, gazeta dhe kancelari, që është e barabartë me 0.6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të BE-së, ose rreth 200 euro (240 dollarë) për qytetar.

Përkundër kësaj, familjet që shpenzonin në këto produkte, harxhonin më pak se gjysma për rekreacion dhe shërbime kulturore, ka deklaruar Eurostat.

Njerëzit në Sllovaki shpenzojnë më shumë për libra, gazeta dhe kancelari (2.1% të të ardhurave familjare), ndjekur nga qytetartë gjermanë (1.6%) dhe Polakët (1.4%).

Në kontrast me këtë panoramë optimiste, në fund të rankimit për leximin në vendet e BE-së ndodhet Bullgaria dhe Greqia (të dyja 0.6%), Republika Çeke, Spanja dhe Malta (të gjitha 0.7%).

Statistika tregojnë se gratë lexojnë më shumë libra se burrat në të gjitha vendet ku është zhvilluar vëzhgimi, por në rradhët e burrave që lexojnë, vihet re ata lexojnë më në mënyrë sistematike për periudha të gjata kohore se sa partneret e tyre.

Botimet; world economic forum, Eurostat, INSTAT, fondacioni gjerman Friederich Herbert


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë