Njerez

Rrjetet sociale, “udhërrëfyes” i terroristëve

Autori i sulmit në Zelandën e Re, dukej se ishte frymëzuar diku për të kryer sulmin e tij, por çfarë fshihet në të vërtetë mbas sulmeve terroriste? Gjatë tre dekadave të fundit, sulmet terroriste në shkallë të gjerë janë motivuar nga besime ekstremiste të djathta dhe kryesisht janë realizuar nga një individ i vetëm.
Arsyeja e kësaj zgjedhje është e thjeshtë. Ekzistenca e një grupi ekstremist të djathtë me ambicie terroriste është e pamundur në demokracitë perëndimore në ditët e sotme, për shkak të monitorimit të shtetit në mënyrë të vazhdueshme. Një shembull i kohëve të fundit të ekstremistëve që u përpoqën të kryenin një sulm në Gjermani. Ata kishin një profil publik në rrjetet sociale dhe tashmë anëtarët e grupit të quajtur “Veprimi Kombëtar” po vuajnë dënim me burg të përjetshëm. Kjo gjë i bën revolucionarët e ekstremit të djathtë të jenë të dyzuar në mënyrën se si do të veprojnë. Por, a është e vërtetë që një njeri i vetëm është i interesuar për sulme terroriste të këtyre llojeve? Jo! Shumica e sulmeve janë të organizuara nga rrjetet sociale.
Çelësi për të kuptuar kërcënimin e sotëm terrorist gjendet në hapësirat e internetit, i cili është kthyer në një terren për ekstremistët bashkëkohorë, përshirë edhe shkrimet në armën e Brenton Tarrant, vrasësi i 50 njerëzve në Chirstcurch. Fillimisht, ai njoftoi sulmet që i kryente në një forum në internet, më pas të gjithë sulmin e tregoi në Facebook me anë të videove.

Përpos ngjarjeve të shumta, pyetja nëse grupet e mëdha terroriste janë aktiv dhe punojnë së bashku me anë të rrjeteve sociale ekziston në nivel ndërkombëtar. Këtë gjë askush nuk mund ta dijë me siguri, por duke parë sulmet e mëparshme, janë gjetur disa gjurmë që sugjerojnë që rrjetet e tilla ekzistojnë.
Shumica prej këtyre rrjeteve gjithashtu, kanë lidhje ndërkombëtare. Shembulli më i përhapur në vitet 2000 ishte qeliza terroriste e shtetasve nacionalistë gjermanë, e cila midis vitit 2000 dhe 2006 vrau nëntë emigrantë dhe policë, duke e pasur veprimtarinë e tyre edhe me tre sulme të tjera.
Hetimi zbuloi se kjo qelizë e vogël me tre persona, kishte mbështetje financiare dhe operacionale nga një rrjet i madh terroristësh, që funksiononin nëpërmjet rrjeteve sociale. Gjithashtu, ata shkruan edhe një këngë përpara se të kapeshin nga policia. Përtej Gjermanisë, vendet të tjera që vuajnë nga lëvizjet terroriste janë Italia, Franca, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia.

Pas vitit 1990, numri i sulmeve kibernetike për miliona banorë ka qenë më i lartë në Rusi se sa në çdo vend tjetër. Pas shumë sulmeve kibernetike qëndrojnë dhe terroristët. Ndërsa në vendet perëndimore, Suedia dhe Gjermania janë përcaktuar vendet me më shumë sulmeve terroriste, pasur nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Spanja dhe Greqia. Megjithatë, sulmet terroriste në këto vende kanë qenë nga grupe të vogla të paorganizuara mirë ose nga një njeri i vetëm siç ndodhi herën e fundit në Christchurch për islamofobinë.

Demokracia perëndimore po përballet me dy lloje kërcënimesh nga lëvizja e të djathtës ekstreme. Një pjesë janë sulmet e kryera nga persona të pa organizuar, zakonisht nën ndikimin e alkoolit dhe të drogës, të cilat shpesh herë nuk quhen sulme terroriste. Ndërsa ana tjetër është sulmet e organizuara në detaje të cilët kanë shkaktuar mijëra viktima.
Kohët e fundit myslimanët janë kthyer në objektivin e ri të terroristëve dhe në ndër shembujt më të mirë është dhe sulmi i fundit në Chirstchurch në Zelandën e Re. Megjithëse autorët e sulmeve, kryejnë të njëjtat veprime. Ata shpesh herë nuk kanë komunikim të drejtpërdrejtë mes njëri tjetrit. Por nga ngjarjet e fundit kemi vëzhguar se shpesh herë ata frymëzohen nga njëri-tjetri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë