Jete & Stil

Rrjetet sociale po na shesin

Kompanitë e rrjeteve sociale qëllimisht janë duke i bërë përdoruesit të varur nga produktet e tyre për t’u rritur financiarisht.

“Është sikur ata ata po spërkasin me kokainë të gjithë platformat e tyre, e kjo gjë është ajo që i mban ata që të kthehen, përsëri, përsëri e përsëri”, ka thënë ish-punëtori i ‘Mozilla’ e ‘Jaëbone’, Aza Raskin.

“Pas çdo ekrani të telefonit tuaj, ka në përgjithësi mbi 1 mijë inxhinierë që kanë punuar në këtë gjë duke bërë maksimumin për varësi”,

Ecja nga poshtë (Infinite Scroll) në vend të ndonjë klikimi në rrjetet sociale, i lejon përdoruesit që të shikojnë përmbajtje të pafundme.

“Nëse ju nuk i jepni kohë trurit tuaj që të lidhet me impulset e juaja” thotë Mr Raskin, “ju do të vazhdoni të shikoni gjëra”.

Ai ka thënë se inovacionet i mbajnë përdoruesit duke shikuar në telefonat e tyre për shumë më gjatë sesa është e nevojshme.

“Për të marrë raundin tjetër të financimit, në mënyrë që çmimet e aksioneve të rriten, koha që njerëzit kalojnë në aplikacionin tuaj duhet të rritet” ka thënë ai.

“Kështu që, kur e keni parasysh gjithë atë presion, ju duhet të filloni të provoni të shpikni mënyra të reja që t’i mbani njerëzit që të qëndrojnë sa më gjatë që të jetë e mundur”.

Më Shumë