Treg

Rritja e pagave mbylli deficitin e skemës së pensioneve

Nga Gazeta 'SI' - Rritja e pagave me akt normativ, përveç se mbushi arkën e buxhetit të shtetit, duke se po mbyll dhe gropën e skemës së pensioneve.

Sipas të dhënave të ministrisë së Financave, të ardhurat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore janë rritur me 10.6 mld lekë në një vit, ndikuar nga transfertat në rritje të sigurimeve shoqërore.

Pothuajse një vit më parë, paga mesatare e vendit nisi një spirale rritje, kryesisht në sektorin shtetëror, duke dhënë  kështu ndikim të drejtpërdrejtë tek skema e pensioneve, e cila prej kohësh ishte në një deficit. Tashmë ky deficit raportohet në nivelin më të ulët ndonjëherë, 0.8% e PBB-së.

Me të dhënat e fundit, duket se provohet ‘profecia’ e ekspertëve të ekonomisë, të cilët në komunikim me Gazetasi.al, patën shprehur se rritja e pagave nuk është reformë për të rritur ekonominë, por thjeshtë për të financuar deficitin e pensioneve.

Skema e pensioneve prej vitesh ishte shqetësim për qeverinë dhe tregun, pasi numri i pensionistëve vetëm po shtohej, ndërsa ai i forcës së punës po reduktohej. Deri vitin e shkuar, një pjesë të skemës e financonte buxheti i shtetit, pasi formula të punësuar-pensionistë nuk po funksiononte më.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë