Treg

Rritja e normës së interesit reflektohet edhe tek obligacionet. Rritet yield-i dhe kërkesa

Nga Gazeta 'SI' - Pak javë pas rritjes së normës së interesit nga Banka qendrore, yield-et e titujve të borxhit po shohin një ecuri pozitive. Së fundmi, kuponi i obligacioneve 2-vjeçare u rrit në 4.23% nga 4.18% që ishte ankandin e shkuar.

Sipas të dhënave nga ministria e Financave edhe kërkesa është në rritje, ku nga 2 mld lekë që ishte shuma e shpallur, u kërkuan 4.6 dhe u pranuan 2.3%. 

Por një zhvillim më ndryshe ndodhi në ankandin e fundit të Bonove të Thesarit, ku për shkak të kërkesës së ulët, qeveria e anuloi atë. Yield-i mesatar i ponderuar i kërkesave ishte 3.24%, pranë nivelit të normës bazë të interesit.

Rritja e interesit të letrave me vlerë u rikthye fill pas rritjes së fundit të normës së interesit me 0.25%. Që në fillim të 2023-shit, kërkesa bashkë me yield-et e titujve u zbehën. Sipas shpjegimit të BSH-së lidhet me nevojën e lartë të qeverisë për financim. Nga ana tjetër, stabilizimi i interesit të kredive, uli kërkesën për titujt e borxhit. Sipas ekspertëve, “strehimi” në titujt e borxhit nënkupton të kundërtën.

Sipas shifrave të AMF-së deri në shtator 2023, shqiptarët mbajnë rreth 155 mld lekë të borxhit të qeverisë, duke u rritur me 28 mld lekë në raport vjetor.

Bonot e thesarit mbeten lloji më tërheqës i investimit në borxh për shqiptarët, kryesisht ato 1-vjeçare, ku për 9 mujorin janar-shtator 2023, kanë blerë rreth21 mld lekë.

Pas mbledhjes së fundit të Këshillit Mbikëqyrës, Guvernatori, Gent Sejko sinjalizoi se mund të ketë jë tjetër rritje të normës, që do të thotë një tjetër rritje e yield-eve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë