Treg

Rritja e inflacionit në Francë dhe Spanjë rrit shqetësimet për norma më të larta të BQE-së

Presionet e vazhdueshme të çmimeve në ekonomitë kryesore nxisin rritjen e kostove të huamarrjes së qeverive të Eurozonës.

Inflacioni u rrit sërish në Francë dhe Spanjë në muajin shkurt, duke rritur kostot e huamarrjes së qeverive Europiane, ndërsa u shtuan shqetësimet se sa shpejt Banka Qendrore Europiane (BQE), do të ndalojë rritjen e normave të interesit.

Çmimet e konsumit në Francë u rritën me 7.2% në shkurt, të nxitura nga norma më e lartë që nga zbatimi i euros në 1999, nga rritjet më të shpejta të çmimeve të ushqimeve dhe shërbimeve.

Ekonomistët prisnin që inflacioni në Francë të mbeste në nivelin 7%, si në janar.

Rritja e çmimeve të konsumit në Spanjë në muajin shkurt, shkoi në 6.1%, nga 5.9% në janar dhe nuk u përputh me pritshmëritë e ekonomistëve, për një rënie në 5.5%, pavarësisht se qeveria uli taksat e ushqimit në janar.

Në përgjigje të këtyre ndryshimeve, çmimet e obligacioneve të qeverisë europiane ranë, duke e rritur yield-in e obligacioneve dyvjeçare të Gjermanisë me 0.08 pikë përqindje, në 3.15%, niveli më i lartë që nga kriza financiare e vitit 2008.

Shifrat sugjerojnë se inflacioni i Eurozonës, mund të jetë më këmbëngulës sesa pritej, përpara publikimit të të dhënave të muajit shkurt të rritjes së çmimeve për bllokun, ditën e enjte, të cilat ekonomistët presin të tregojnë një ngadalësim në 8.1%, nga 8.6% në janar.

“Ka rreziqe të qarta për rritje për inflacionin e euros në shkurt,” tha Jörg Krämer, drejtor ekonomik në Commerzbank.

Rënia e mprehtë e çmimeve të energjisë pas një dimri të butë dhe konsumi i reduktuar i karburantit, kanë ndihmuar që inflacioni i Eurozonës të bjerë me shpejtësi, nga vlera rekord e tetorit, 10.6%.

Megjithatë, është e paqartë se sa shpejt do të ngadalësohet rritja e çmimeve, në objektivin prej 2% të BQE-së.

BQE-ja është zotuar për një rritje të mëtejshme me gjysmë pikë përqindjeje të normës së saj të depozitave, në mbledhjen e saj më 16 mars.

Kjo do ta çonte normën bazë në 3%, nga minus 0.5% korrikun e kaluar.

Kryeekonomisti i BQE, Philip Lane, tha se kishte ende një mundësi për një rritje tjetër gjysmë për qind të normës në mars, edhe pse “ka prova të rëndësishme se zbatimi i politikës monetare po fillon të ndihet” dhe treguesit e së ardhmes tregojnë se trysnitë e çmimeve po zbehen”.

“Ne të gjithë e kemi pranuar faktin se një rritje e mjaftueshme e inflacionit është e rëndësishme,” tha Lane, duke sugjeruar se BQE do të duhet të ngadalësojë rritjen e çmimeve të mallrave dhe shërbimeve, dhe të energjisë e ushqimeve, përpara se të ndalojë rritjen e normave. Por, ky proces do të dojë një kohë të konsiderueshme për të ndodhur,

"Një rritje e mjaftueshme e inflacionit është e rëndësishme,” tha Lane

Inflacioni në Francë u nxit kryesisht nga rritja më e shpejtë e çmimeve të ushqimeve dhe shërbimeve, ndërsa inflacioni i energjisë ra, pavarësisht një rritjeje prej 15% të tarifës së rregulluar të energjisë elektrike këtë vit.

Norma bazë e inflacionit të vendit, e cila përfshin ushqimet e përpunuara, u rrit nga 5.6% në 5.8%.

Rritja muaj pas muaji e çmimeve të konsumit u përshpejtua në 0.9%, nga 0.4% në muajin janar.

“Të dhënat franceze sugjerojnë se BQE ka të drejtë të qëndrojë në rrugën e saj shtrënguese për momentin,” tha Melanie Debono, ekonomiste në grupin kërkimor Pantheon Macroeconomics.

Ajo shtoi se inflacioni më i lartë i Spanjës ishte “befasues”, pasi Madridi prezantoi një paketë prej 10 miliardë eurosh shkurtime të përkohshme të taksave për produktet kryesore, duke përfshirë bukën, makaronat, produktet e qumështit, frutat dhe perimet.

Një masë e inflacionit spanjoll, i cili përjashton energjinë dhe ushqimin e freskët, u rrit 0.7% nga muaji në muaj dhe arriti një rekord prej 7.7% deri në shkurt.

“Ka shumë mundësi që shifrat e Eurozonës ditën e enjte, të jenë edhe më të larta se parashikimi ynë dhe, nga ana tjetër, ekziston mundësia edhe për një rritje të normës së BQE me 0.5% në muajin maj,” shtoi Debono.

Burimi: Financial Times/Përshtati Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë